Mergata News
Lajme

Zyra e Kryeministrit deklarohet për shkarkimin e drejtorit të ATK-së dhe Doganave

zyra-e-kryeministrit-deklarohet-per-shkarkimin-e-drejtorit-te-atk-se-dhe-doganave

Zyra e Hotit konfirmon edhe shkarkimin e drejtorit të ATK’së dhe Doganave.

Zyra e Kryeministrit Avdullah Hoti ka konfirmuar se është shkarkuar drejtori i ATK’së, Ilir Murtezaj dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Doganës, Ibrahim Xhaka.

ZKM i ka konfirmuar edhe dy shkarkimet e tjera të drejtorëve që i bëri sot Hoti.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet ne njoftim.

“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”.

Hoti e ka emëruar Bajram Rexhën si u.d të drejtorit të doganës dhe Ekrem Hysenajn si u.d të drejtorit të ATK’së.

ZKM e ka konfirmuar largimin e Rashit Qalajt prej pozitës së drejtorit të Policisë.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thotë njoftimi i ZKM’së.

Në vend të Qalajt, Hoti e ka emëruar ushtrues detyre Samedin Mehmetin.

TË NGJAJSHME

Behramaj i reagon Albulena Haxhiut, deklaratat e saj i quan të krisura

admin

Buxheti i Kosovës pritet të zvogëlohet për 200 milionë euro vitin e ardhshëm

mergata.eu

Çka e ka Albini – Glaukun? Kurti jep një shpjegim të çuditshëm

mergata.eu