Mergata News
Lajme

Zyra e Bashkimit Evropian: Po e studiojmë vendimin e Qeverisë për shuarjen e Task-Forcës

zyra-e-bashkimit-evropian:-po-e-studiojme-vendimin-e-qeverise-per-shuarjen-e-task-forces

Zyra e BE-së ka thënë se po e studiojnë vendimin e Qeverisë për shuarjen e Task-Forcës.

Zëdhënësja për Komunikim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Dinka Zhivalj, ka komentuar çështjen e shuarjes së Task-Forcës nga ana e Qeverisë.

Zyra e BE-së ka thënë se duhet një vullnet i fortë politikë për ta luftuar në mënyrë efektive korrupsionin.

“Siç e kemi potencuar në Raportin tonë për Kosovën 2020 dhe siç pranoi edhe EULEX-i në raportin për monitorim të publikuar dje, ka nevojë për një vullnet të fortë politik që të luftohet në mënyrë efektive korrupsioni”, ka thënë Zhivalj.

Tutje Zyra e BE-së ka konfirmuar se ky vendim i Qeverisë është duke u studiuar.

“Jemi duke studiuar vendimin e Qeverisë. Kosova është zotuar se do të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin në nivel të lartë, përfshirë këtu vis a vis BE-së, si në MSA ashtu edhe udhërrefyesin për liberalizim të vizave”, ka thënë ajo.

TË NGJAJSHME

Albin Kurti kërkojë mbrojtje për ish-krerët e UÇK’së, shikojeni reagimin e Shkëlzen Gashit

mergata.eu

Presidenti Thaçi nesër e takon Lajçakun, pas kthimit nga Washingtoni

mergata.eu

Kryeministri Hoti paralajmëron rikthimin e reciprocitetit ndaj Serbisë

mergata.eu