Mergata News
Bota/Rajoni

Zvicra me pagën minimale më të lartë në botë

zvicra-me-pagen-minimale-me-te-larte-ne-bote

Zvicra vendos pagën minimale më të lartë në botë.

Gjeneva, një nga qytetet më të shtrenjta të botës, do të vendosë brenda dy javësh një pagë të re minimale prej 23 frangash zvicerane në orë (rreth 21 euro).

Kjo do të jetë paga minimale më e lartë në planet.

Duke llogaritur një mesatare prej 41 orësh pune në javë, paga e re minimale do të jetë 4 mijë e 86 franga në muaj, ose 3 mijë e 700 euro.

Kjo shifër është tre herë më e lartë se paga minimale në Shtetet e Bashkuara që e ka 7.25 dollarë për orë dhe më shumë se gjysma e saj britanike që është 11.23 dollarë.

Kjo shifër do të jetë shumë më e lartë sesa paga minimale e australianëve, që është 2180 euro në muaj.

TË NGJAJSHME

Vaksina del për një muaj, zbulohet dokumenti sekret

mergata.eu

Bashkimi Evropian siguron vaksina për COVID-19 të Johnson & Johnson për 400 milionë persona

mergata.eu

Vijon rritja e numrit të infektimeve me koronavirus në Itali

mergata.eu