Mergata News
Lajme

Zjarr në konvikte, detaje nga Qendra e Studentëve

zjarr-ne-konvikte,-detaje-nga-qendra-e-studenteve

Zjarri në konvikte, flasin nga Qendra e Studentëve.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës përmes një komunikate për media ka njoftuar se zjarri që ka shpërthyer sot në këtë qendër është arritur të shuhet.

QS njofton po ashtu se gjatë këtij incidenti nuk ka pasur të lënduar e as dëme materiale.

“Gjatë ditës së sotme në ora 14:00, në Qendrën e Studentëve ka shpërthyer një zjarr gjatë punimeve në rezervuarët e ujit sanitar. Menjëherë pas kësaj punëtorët e Qendrës së Studentëve kanë intervenuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë përhapjen e zjarrit deri në ardhjen e njësitit të zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin përfundimisht. Ju informojmë se gjatë këtij incidenti nuk ka të lënduar dhe as dëme material” , thuhet në komunikatë.

TË NGJAJSHME

Z. Mustafa, letra e Mogherinit është një shaka e pakrip!

mergata.eu

Kush e përfaqëson Grudën që dyshohet se vodhi 2 milionë euro, përplasen avokatët dhe familjarët

mergata.eu

Lutfi Haziri: Ju betohem se LDK do të dalë më e fortë!

mergata.eu