Mergata News
Lajme

Zhduket një 24-vjeçare nga Skenderaj, familjarët tregojnë se kur doli për herë të fundit nga shtëpia

zhduket-nje-24-vjecare-nga-skenderaj,-familjaret-tregojne-se-kur-doli-per-here-te-fundit-nga-shtepia

Është zhdukur një 24-vjeçare nga Skenderaj.

Një 24 vjeçare është zhdukur që 3 ditë nga Skënderaj dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj.

Familjarët e viktimës e kanë raportuar rastin në Polici sonte rreth orës 20:00.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti qenka raportuar sonte rreth orës 20:00, nga familjarët e saj. Qenka raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është inicuar si person i zhdukur. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, ka thënë Zahiti.

Ridvan Tahiri i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur, përmes një postimi të bërë në Facebook ka kërkuar mobilizim për gjetjen e 24-vjeçares.

TË NGJAJSHME

Grenell e quan madhështore vendosjen e raporteve diplomatike Kosovë–Izrael

mergata.eu

Kryeministri Hoti takon delegacionin amerikan për Ujmanin

mergata.eu

Tetë pacientë në gjendje të rëndë nga koronavirusi në Spitalin e Pejës

mergata.eu