Mergata News
Mergata

Zgjedhjet në Vjenë: Socialdemokratët (SPÖ) triumfojnë, ekstremet e djathtë (FPÖ) pësojnë debakël

zgjedhjet-ne-vjene:-socialdemokratet-(spo)-triumfojne,-ekstremet-e-djathte-(fpo)-pesojne-debakel

Zgjedhjet për Bashkinë e Vjenës të cilat u mbajtën të dielën, rikonfirmuan edhe një herë që SPÖ është e pa thyeshme në Bashkinë e Vjenës, shkruan „krone.at“.

Kryetari i Bashkisë, Michael Ludwig fitoi bindshëm ndaj kandidatëve tjerë dhe u rizgjodh që ta udhëheq kryeqytetin austriak edhe për pesë vitet e ardhshme, transmeton Albinfo Austria.

Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga kompania “SORA”, kryetari Michael Ludwig ka fituar 42,2 përqind. Në krahasim me zgjedhjet paraprake të vitit 2015, SPÖ dhe kryetari i Bashkisë së Vjenës ka një rritje prej 2.6 përqind.

Partia Popullore e Austrisë (ÖVP) e cila udhëheq qeverinë shtetërorë të Austrisë është përmirësuar dukshëm. Kjo parti në këto zgjedhje lokale ka garuar me Gernot Blümel i cili arriti të fitoj 18.8  përqind të votave. Blümel është po ashtu Minister i Financave dhe njeri i besueshëm i kancelarit Kurz. Nga vendi i katërt që ishte në zgjedhjet e kaluara , ÖVP tash është renditur në vendin e dytë.  Vendi i tretë i takon Partisë së Gjelbër (Grüne) të cilët fituan 14.0 përqind.

Partia që pësoj debakël në këto zgjedhje është Partia e Lirisë së Austrisë (FPÖ) së ekstremit të djathtë. Nga 30.8 përqind sa kishte në zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e së dielës ka fituar vetëm 7.7 përqind dhe gjendet në vendin e katërt, prapa partisë NEOS që kanë 7.8 përqind të votave.

Se austriakët nuk ta falin keqpërdorimin e besimit dhe të votës, më së miri shihet me politikanin kontravers, Heinz Christian Strache. Dje ai mori “faturën” për skandalin “Ibiza” dhe aferat tjera korruptive sa ishte zëvendëskancelar. Rikthimi i tij në politikë duke krijuar parti të re, ishte më shumë se një dështim. Votuesit e dëbuan atë nga politika duke votuar vetëm 3.6 përqind. Më këtë rezultat ai humbi edhe hyrjen në parlamentin e Vjenës, përcjell Albinfo Austria.

Rezultatet zyrtare pritet të dalin ditëve të ardhshme, ndërkohe ende nuk kemi rezultat zyrtarë edhe për votat e kandidatëve shqiptarë që kanë garuar në këto zgjedhje.

The post Zgjedhjet në Vjenë: Socialdemokratët (SPÖ) triumfojnë, ekstremet e djathtë (FPÖ) pësojnë debakël appeared first on Albinfo.

TË NGJAJSHME

Konsensus kombëtar për bisedimet me Serbinë

mergata.eu

Ndahet nga jeta studiuesja dhe veprimtarja, Mirela Shira

mergata.eu

Enea Lapa, kampion në Foley Open në Alabama

mergata.eu