Mergata News
Lajme

Zemaj flet pas takimit me Ahmetin, paralajmëron dënime të ashpra për mosrespektuesit e masave

zemaj-flet-pas-takimit-me-ahmetin,-paralajmeron-denime-te-ashpra-per-mosrespektuesit-e-masave

Situata me koronavirusi në Kosovë po shkon duke u rënduar.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dalur në konferencë pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

I pari i Shëndetësisë ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në situatë stabile, krahasuar me shumicën e shteteve evropiane.

“Biseduam për menaxhim më të mirë të situatës. Për një dinamikë të shtuar, koordinimin me Policinë dhe shpërndarjen e të mirave materiale. Do të shtojmë mbikqyrjen, llogaridhënien e të gjitha niveleve. Jemi një ndër pesë vendet me situatën më të mirë në Evropë. Akoma jemi në zonën e gjelbërt. Na duhet disiplinë e përkushtim që të mbajmë jetën publike gjallë. Aty ku është nevoja na duhet të shtojmë mbikqyrjen.

Ne do vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Viti shkollor po vazhdon me sfidat e veta, na duhet vetëm respektimi i masave. Rritja e numrit është si pasojë e mosdisiplinës së individëve. Mos i vritni familjarët e juaj. Dje kemi patur një rast të moshuar që ka vdekur si pasojë e asaj që dikush ia ka çuar virusin te shpija” ja thënë Zemaj.

TË NGJAJSHME

Rexhep Selimit i vjen ‘godítja’ e fortë pas aktakuzës nga Gjykata Speciale

mergata.eu

3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

mergata.eu

Ganimete Musliu: Me Agim Veliun nuk ka mbet asgjë tjetër veç të bëjmë hajgare

mergata.eu