fbpx
Mergata News
Lajme

Zëdhënësi i PDK’së: Jemi në opozitë, hyrja në qeveri as që është trajtuar ndonjëherë

zedhenesi-i-pdk’se:-jemi-ne-opozite,-hyrja-ne-qeveri-as-qe-eshte-trajtuar-ndonjehere

Partia Demokratike e Kosovës, ka shuar zërat që e lidhin atë me koalicionin qeverisës.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, me anë të një postimi në Facebook, ka shtuar se hyrja në qeveri as nuk është diskutuar në organet e partisë.
Sipas tij, mediat po e thonë të kundërtën e asaj që po e deklarojnë zyrtarët e PDK-së.

Postimi i plotë:

Sot, në disa portale dhe media, është shpërndarë lajmi se kinse PDK ka dhënë shenja për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës, ose nuk është duke e mohuar pjesëmarrjen e saj në koalicionin qeverisës në të ardhmen.

Ndërsa, kur e lexon ose e degjon intervistën e prof. Enver Hoxhajt, është e kundërta e asaj që thonë këta tituj e lajme.

Edhe pse e kemi përseritur shumë herë, disa media po vazhdojnë ta thonë të kundërtën e asaj që ne e kemi thënë.

PDK është në OPOZITË, hyrja në qeveri as që është trajtuar nga organet e partisë!.

TË NGJAJSHME

Edhe këtë të diel, bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi

mergata.eu

77 raste të reja me koronavirus dhe 59 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit në Kosovë

mergata.eu

Mustafa për Hotin: Ka guxim ta luftojë korrupsionin, është i pavarur, i dijshëm dhe i pashantazhueshëm

mergata.eu