Mergata News
Lajme

Zbulohet se çfarë kishte në arkën e vjedhur të AUV-it

zbulohet-se-cfare-kishte-ne-arken-e-vjedhur-te-auv-it

Në arkën e vjedhur të AUV kishte 1,500 euro, mbushje të telefonit dhe dokumente.

Ende nuk është zbardhur rasti i vjedhjes së arkës së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Nga kjo Agjenci, për RTV Dukagjinin kanë treguar se çfarë kishte në arkë, ndërkohë që bëhet e ditur se gjatë vjedhjes janë dëmtuar edhe dritaret dhe dyert e objektit.

Në Arkën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë e cila është vjedhur mëngjesin e së enjtes së 22 tetorit, gjendeshin para të gatshme, mbushje të telefonit e dokumente të ndryshme.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, për Radio Televizionin Dukagjini ka treguar se çka saktësisht ka pasur në arkën e vjedhur.

“Arka metalike në momentin që është vjedhur ka pasur brenda para në vlerë 1,523.58 euro , dhe 30 euro kartela mbushëse telefonike . Po ashtu, aty kanë qenë të vendosura kopje fizike të planeve arkitektonike dhe të inxhinierisë të objekteve të AUV-së. Këto plane shfrytëzoheshin për mirëmbajtjen e objekteve në raste të prishjes, apo defekteve teknike që paraqiteshin. Arka përdorej për ruajtjen e parave të imta për nevoja të pagesave të ndryshme me vlerë deri në 100 euro”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi ka treguar se si pasojë e hyrjes me force në objekt, janë dëmtuar dritarja dhe tri dyer të zyrave.

Deri më tani askush nuk është arrestuar si i dyshuar për këtë vjedhje.

TË NGJAJSHME

Kryetari i Deçanit ngushëllon familjen e dy vëllezërve që vdiqën në Gjermani

mergata.eu

A duhet të ndryshojë Kushtetuta e Kosovës, flasin analistët kosovarë

mergata.eu

Kryeministri Hoti paralajmëron masa më rigoroze pas rasteve të reja me koronavirus

mergata.eu