fbpx
Mergata News
Lajme

Zbulohet çka bëri Kadri Veseli ditën para se të udhëtonte për Hagë

Veseli dha zyrtarisht dorëheqje edhe nga posti i deputetit ditën kur udhëtoi për Hagë
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe politike më 5 nëntor, ditën kur iu konfirmua ak takuza nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara.

Ai këtë dorëheqje e pati bërë të ditur përmes një deklarate publike, ku kishte thënë se ka vendosur të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike për aq kohë sa do të zgjasë procesi i gjyk imit të tij në Gjykatën Speciale në Hagë, duke kërkuar që të respektohet ky qëndrim i tij nga të gjithë në Kosovë për aq kohë sa është qytetar privat.

Mësohet se po atë ditë, Kadri Veseli ka dhënë dorëheqje edhe nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sipas radhës, Fadil Nura pritet të zëvendësojë Veselin në Grupin Parlamentar të PDK.

TË NGJAJSHME

Unë Bekë Berisha: Kom qaq fuqi sa me ja nxi jetën Albin Kurtit

mergata.eu

Rrëfimi për gruan nga Kosova që vdiq në Izmir: E kishte mbuluar djalin me trupin e saj

mergata.eu

Grabovci: Ras tin “Pronto” ma kanë montuar, unë jam njeri i pastër dhe i drejtë.

mergata.eu