Mergata News
Lajme

Zbulohet arsyeja pse aeroplani nga Holanda ateroi në Prishtinë

zbulohet-arsyeja-pse-aeroplani-nga-holanda-ateroi-ne-prishtine

S’ka të bëj asgjë me Specialen, kjo është arsyeja pse aeroplani nga Holanda ateroi në Prishtinë.

Në media sonte është raportuar rreth aterrimit të një aeroplani special nga Holanda në Aeroportin e Prishtinës.

Mediat kanë dyshuar se ky aeroplan është i Gjykatës Speciale, madje për këtë kanë kontaktuar edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për t’i pyetur rreth kësaj çështje, megjithatë zëdhënësi Christopher Bennet, ka thënë se nuk është një temë për të cilën mund të jap informacione.

IndeksOnline mëson se ky aeroplan nuk ka të bëjë asgjë me Specialen, pasi që me të kanë arritur vajzat e kombëtares së Holandës të cilat pas pak do të ndeshen me kombëtaren e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Aeroplani ndodhet ende në aeroportin “Adem Jashari” dhe pasi vajzat ta përfundojnë ndeshjen do të kthehen sërish drejt Amsterdamit.

TË NGJAJSHME

Kaq persona kanë vdekur deri më sot në Kosovë nga COVID-19

mergata.eu

Gjendet e gjallë 26 vjeçarja nga Skenderaj, kjo është gjendja e saj

mergata.eu

U tha se disa pacientë me Covid-19 u trajtuan në korridore të spitaleve, reagon Zemaj

mergata.eu