Mergata News
Sport

Zbulohen pagat e menaxherëve të Serie A, kjo është paga e Piolit të Milan

zbulohen-pagat-e-menaxhereve-te-serie-a,-kjo-eshte-paga-e-piolit-te-milan

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli nuk është ndër trajnerët më të paguar në Serie A, të paktën sipas një raporti nga La Gazzetta dello Sport.

Gazeta ka publikuar të dhënat në lidhje me numrin e pagave për trajnerët e Serie A aktuale, pasi kanë zbuluar shifrat për lojtarët dje, përcjell ORAinfo.

Informacioni më goditës është se trajneri i Interit, Antonio Conte fiton shumë më shumë sesa 19 trajnerët e tjerë. Shefi i Nerazzurrit fiton 12 milionë euro në sezon.

Conte është përpara trajnerit të Romës, Paulo Fonseca i cili aktualisht fiton një pagë neto 2.5 milionë, ndërsa Gian Piero Gasperini fiton 2.2 milionë euro neto në Atalanta pasi ka nënshkruar së fundmi një rinovim me një rritje page.

Pioli nuk është ndër trajnerët më të paguar, pasi merr një pagë prej 2 milionë euro në vit ashtu si Sinisa Mihajlovic (Bologna) dhe Simone Inzaghi (Lazio).

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo është i shtati në renditje me 1.8 milionë euro. /ORAinfo/

TË NGJAJSHME

Pirlo, trajneri me startin më të keq në epokën e Agnellit te Juventusi

mergata.eu

Ronaldo – PSG, lajm i papritur nga Italia

mergata.eu

Milan rrezikon të humbasë yllin e madh, dy skuadrat e mëdha të gatshme për transfer

mergata.eu