Mergata News
Sport

Zaccheroni “thumbon” Ronaldon mbi ndikimin e Ibrahimovic në Serie A

zaccheroni-“thumbon”-ronaldon-mbi-ndikimin-e-ibrahimovic-ne-serie-a

Ish-trajneri i Milanit “thumbon” Ronaldon mbi ndikimin e Ibrahimovic në Serie A.

Ish-trajneri i Milanit, Juves dhe Interit, Alberto Zaccheroni, i cili me kuqezinjtë fitoi edhe titullin dikur, foli në lidhje me Zlatan Ibrahimovicin dhe Cristiano Ronaldon. Ai mendon se suedezi bën më shumë diferencë se portugezi.

“Kam stërvitur kampionë të mëdhenj në karrierën time si Bierhoff, Weah, apo Adrianon, por meraku im i vetëm është që nuk kam stërvitur Zlatan Ibrahimovic.

“Ai është i pashtershëm, ende nuk e kuptoj se si nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë. Në Itali, ai ka bërë më shumë diferencë se Ronaldo.

Nuk është rastësi që shumë të rinj janë rritur sapo erdhi ai te Milani.

Ai jo vetëm që shënon, por i transmeton besim shokëve të ekipit dhe mban skuadrën në shpatulla në momente të vështira”, – tha ai.

TË NGJAJSHME

Ronaldo në pritje të testit për koronavirus para ndeshjes me Barcelonën

mergata.eu

Ndeshja kundër Sllovenisë, konfirmohen dy mungesat e para të Kosovës

mergata.eu

Krasniqi: Urime të gjithë kombit shqiptar titulli i botës

mergata.eu