Çështja e postit të presidentit po vazhdon të “ziejë” në skenën politike kosovare.
Ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i cili, pak kohë më parë deklaroi hapur kandidaturën për këtë post. Por kreu i LDK, Isa Mustafa, ka thënë se kjo pozitë duhet t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës.
Aktualisht këtë pozicion po e mban Vjosa Osmani si UD e Presidentit, e cila mund të qëndrojë vetëm 6 muaj, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Telegramisot.com mëson nga burimet te sigurta brenda PDK-së, se si kandidat serioz për president nga ky subjekt politike po lakohet emri i ish nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, i cili është edhe nënkryetar i PDK-së.
Portali ka biseduar me Haliti, për këtë temë por ai as nuk e ka pohuar e as mohuar kandidaturën e tij për president të Kosovës duke shtuar se është ende herët të flitet për këtë temë.