Mergata News
Lajme

William Walker i kundërpërgjigjet Vuçiqit për Reçakun

william-walker-i-kunderpergjigjet-vuciqit-per-recakun

Walker i kundërpërgjigjet Vuçiqit për Reçakun.

William Walker i është kundërpërgjigjur ashpër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit kishte thënë se Walker e “kishte falsifikuar” Mas’akrën e Reçakut

Në një intervistë për BBC, Walker ka thënë se deklaratat e till janë puna që Vuçiq e ka bërë gjithmonë gjatë karrierës së tij si politikan dhe ministër i Sllobodan Millosheviqit.

“Kur Vuçiq ose ndonjë makinë tjetër propaganduese përpiqet të më përshkruaj mua si një njeri që ka ndryshuar pozicionin rreth të drejtave të njeriut, e kanë gabim. Ata duhet të kuptojnë se unë luftoj për të drejtat e njeriut kudo, në Kosovë, edhe për komunitetin serb në Sllavoninë Lindore”, ka thënë Walker, raporton Gazeta Express.

Vuçiq në dhjetorin e vitit 2019 e kishte akuzuar William Walker se kishte falsifikuar historinë e Mas’akrës së Reçakut.

“Gjithçka u falsifikuar nga ai mashtrues”, kishte thënë Aleksander Vuçiq kur ishte pyetur për pikëpamjet e tij rreth William Walker.

Ndër të tjera Walker ka thënë se beson që është i mundshëm pajtimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

Aleksander Vuçiq gjatë kohës sa në pushtet ishte Sllobodan Millosheviq kishte shërbyer si Ministër i Propagandës.

TË NGJAJSHME

Petkoviq zgjidhet shef i ri i “Zyrës për Kosovën” pas largimit të Gjuriqit

mergata.eu

Arben Gashi: “Në fillim të muajit Janar populli do të levizë pa viza.”

mergata.eu

Robert Berisha po martohet përsëri?

mergata.eu