fbpx
Mergata News
Lajme

Walker skeptik se ekonomia do t’i zgjidhë çështjet politike Kosovë-Serbi

walker-skeptik-se-ekonomia-do-t’i-zgjidhe-ceshtjet-politike-kosove-serbi

Walker: Ekonomia nuk do t’i zgjidhë çështjet politike Kosovë-Serbi.

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka thënë se ekonomia nuk do t’i zgjidhë çështjet politike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për BBC, ai ka thënë se nuk mendon se do të përmbushen ato çfarë janë nënshkruar në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, transmeton Klan Kosova.

“Presidenti Trump sigurisht është më i interesuar për çështjet ekonomike sesa ato politike dhe problemet e të dy vendeve – nëse këto marrëveshje ekonomike kanë sukses, nëse krijojnë vende pune, zhvillim, tërheqin investime të huaja, do të ishte mirë për rajonin”.

“Sidoqoftë, kam frikë se trajtimi vetëm i çështjeve ekonomike nuk do të zgjidhë problemet politike që mbeten të hapura dhe me të cilat Bashkimi Evropian po merret për vite me radhë pa shumë sukses”.

“Unë nuk mendoj se premtimet e dhëna në pjesën ekonomike të marrëveshjes do të përmbushen – kjo Shtëpi e Bardhë është e njohur për të thënë fjalë të mëdha në sferën ekonomike dhe në Amerikë që nuk u bënë të vërteta”.

TË NGJAJSHME

Bie nga lartësia në Prizren, në fëmijë dërgohet në QKUK

mergata.eu

Dy të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Kosovë

mergata.eu

Bajrami për 2 milionët e vjedhura: S’mund të garantoj, por po punoj që të kthehet çdo cent i vjedhur

mergata.eu