Mergata News
Lajme

Vuçiq pas takimit me Lajcakun: Insistova për zbatim të plotë të marrëveshjes së Brukselit

vuciq-pas-takimit-me-lajcakun:-insistova-per-zbatim-te-plote-te-marreveshjes-se-brukselit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçq është deklaruar pas takimitme emisarin special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak.

“Unë insistova në vetëm një gjë, ajo është zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit”, tha Vuçiq pasi iu përgjigj pytjes së një gazetari, shkruan Novost.

“Qëllimi i bisedimeve të mia me presidentin Vuçiq është të flasim për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Qëllimi është të normalizojmë marrëdhëniet që do të thotë se nuk i takon BE-së të vendosë. Varet nga të dyja palët të bien dakord. BE-ja është këtu për të ndihmuar, ne nuk jemi këtu për të detyruar”, potencoi tutje ai.

I pari i Sërbisë ka deklaruar edhe se “Presidenti Putin mezi pres ta vizitojë Sërbinë”.

Ndërmjetësuesi special Lajçak ishte edhe në vizitë në Kosovë me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti. Përgjatë adresimit për media, Lajçak tha se duhet implementuar Asociacioni i Komunave sapo të arrihet një marrëveshje finale politike ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë.

TË NGJAJSHME

Kjo e moshuara nga Strellci kritikon gratë e reja: Veç me u endë dinë

mergata.eu

Armend Zemaj tregon se cilët sektorë ndikuan në rritjen e rasteve të koronavirusit

mergata.eu

Heqja e flamurit kombëtar në Koshare nga prifti serb, OVL e UÇK-së fajëson institucionet e vendit

mergata.eu