Mergata News
Lajme

Vuçiq këmbëngulë se pozicioni i Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar: Marrëveshja në SHBA s’është politike

vuciq-kembengule-se-pozicioni-i-serbise-ndaj-kosoves-nuk-ka-ndryshuar:-marreveshja-ne-shba-s’eshte-politike

Vuçiq: Marrëveshja në SHBA s’është politike, pozicioni i Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pozicioni i Serbisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar as pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington, transmeton Gazeta Express.

“Sa i përket pozicionit të Serbisë, ai ka mbetur i pandryshuar”, u përgjigj Vuçiq në pyetjen e një gazetari.

Vuçiq theksoi se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ka të bëjë vetëm me normalizimin ekonomik, duke thënë se “s’ka asgjë politike”, shkruajnë mediat ruse.

Presidenti i Serbisë theksoi se ai nuk ishte optimist për sa i përket zgjidhjes së çështjeve politike.

“Është e qartë se po përballemi me një proces shumë të gjatë, të vështirë do të thoja dhe të dhimbshëm për një kompromis, nëse kjo është e mundur”, u shpreh Vuçiq.

Vuçiq shtoi se Serbia do ta mbrojë territorin e saj pa u bashkuar me ndonjë strukturë ushtarake.

“Serbia nuk do të bashkohet kurrë me NATO ose ndonjë strukturë tjetër ushtarake. Do të jetë një shtet i pavarur, autonom, i lirë që i përmbahet politikës së neutralitetit ushtarak”, tha ai.

Sipas tij, Serbia kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë edhe në rastin e presionit ndaj Beogradit.

“Serbia nuk ka vendosur dhe kurrë nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Përkundër faktit që ne ishim nën presion dhe ndoshta do të jemi nën presion, ne jemi në rrugën evropiane, por ne do të mbajmë pozicionin tonë dhe nuk do të prishim marrëdhëniet me Rusinë”, përfundoi Vuçiq.

Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Kjo marrëveshje – përkundër asaj që thotë Vuçiq – përmban edhe pika politike, jo vetëm ekonomike, siç është zotimi i Serbisë për ta ndalur fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

TË NGJAJSHME

Xhavit Haliti kandidat për president të Kosovës?!

mergata.eu

Ja ҫfarë ndodhi me fëmijët e nënës nga Drenasi që lejoi dhunimin e vajzës së saj 14-vjeçare

mergata.eu

Kjo komunë vendos t’i dhurojë nga 100 euro për të porsalindurit

mergata.eu