fbpx
Mergata News
Lajme

Vuçiq ia kthen Walkerit për Reçakun

vuciq-ia-kthen-walkerit-per-recakun

Përplasen në distancë për Reçakun, Vuçiq ia kthen Walkerit.

Kritikave dhe akuzave të Aleksander Vucicit rreth Masakrës së Reçakut, në një intervistë për BBC’në iu është përgjigjur të premten William Walker.

Ai ka thënë se Vuçiq me deklaratat e tij e bën punën që e ka bërë gjithmonë edhe gjatë kohës sa i ka shërbyer Millosheviqit si ministër i Propagandës.

Derisa është shprehur i irrituar me faktin që presidenti serb vazhdon ta përmend ende.

Lidhur me deklaratat e Walker ka folur sot kreu i shtetit serb, duke thënë se i vjen keq që e ka irrituar Walkerin.

“Më vjen keq që e kam irrituar z.Walker”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug, trasnmeton Gazeta Express.

Vuçiq në vitin 2019 e kishte akuzuar Walkerin se ‘ka falsifikuar’ Mas’akrën e Reçakut, derisa këto pretendime të shefit të shtetit serb i ka mohuar Walker duke thënë se Vuçiq propagandon njëjtë si në kohën kur i ka shërbyer Millosheviqit

TË NGJAJSHME

Hyrja me vetura në qendër të Prishtinës do të bëhet me pagesë

mergata.eu

Nesër bllokohet për 12 orë një pjesë e magjistrales Prishtinë-Ferizaj

mergata.eu

Deputetët e VV-së e prisnin dje si roje, Selmanaj nuk merr pjesë fare në seancë

mergata.eu