fbpx
Mergata News
Lajme

Vjosa Osmani kështu ia kthen lëvdatën Viola Von Cramon-it

vjosa-osmani-keshtu-ia-kthen-levdaten-viola-von-cramon-it

Kështu ia kthen lëvdatën Vjosa Osmani Viola Von Cramon-it.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi u cilësua si një grua inspiruese në establishmentin politik ballkanas nga Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se “gjëra të jashtëzakonshme mund të ndodhin kur gratë përkrahin njëra tjetrën”.

Ajo një gjë të tillë e ka thënë në llogarinë e saj në Twitter, duke shkruajtur mbi postimin e von Cramon, e cila e lavdëroi kryekuvendaren për “luftën për paqe dhe siguri në rajon”.

“Faleminderit, e dashura ViolavonCramon. Gjëra të jashtëzakonshme mund të ndodhin kur gratë përkrahin dhe fuqizojnë njëra tjetrën”, ka thënë Osmani në postimin e saj.

Disa orë më herët, Raportuesja e Kosovës për BE-në kishte thurur një lëvdatë për kryekuvendaren Osmani.

“Cila nga gratë më ka inspiruar mua? Ballkani Perëndimor është përplot me gra inspiruese që luftojnë për paqe dhe siguri në rajon. Një nga to është VjosaOsmaniMP, Kryetare e Parlamentit të Kosovës. Ajo nuk di të dorëzohet!”, shkroi Von Cramon.

TË NGJAJSHME

Dikur e quajti Albin Kurtin mashtrues, Por ja çka thotë sot Ramushi për Albin Kurtin

mergata.eu

Kryeministri Hoti lavdëron veten për menaxhimin e pandemisë, opozita qeshet

mergata.eu

URIME: Ja si do t’i merrni ndihmat që do ti jap shteti…

mergata.eu