Mergata News
Lajme

Vjosa Osmani i jep vërejtje Selimit, minitri: Do ta marrë seriozisht këshillën tënde

vjosa-osmani-i-jep-verejtje-selimit,-minitri:-do-ta-marre-seriozisht-keshillen-tende

Osmani i jep vërejtje Selimit, minitri: Do ta marrë seriozisht këshillën tënde.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaplikuar me kryeparlamentaren Vjosa Osmani lidhur me qasjen ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Selimi e ka paraqitur sot para deputetëve në seancën e Kuvendit, projektkodin civil të Kosovës, duke dhënë detaje se çka përfshihet në këtë kod.

Pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni e kritikoi Selimin, e më pas ky ia ktheu duke e këshilluar që ta lexojë kodin civil, kryeparlamentarja Osmani reagoi duke ia numëruar disa vërejtje Selimit për qasjen ndaj deputetëve, raporton Gazeta Express..

Osmani e cilësoi të papranueshme mënyrën se si Selimi po kërkon ta miratojë këtë kod civil, ndërsa e këshilloi ata që të bashlëpunojë me deputetët.

” Të uleni dhe të punoni me ta, sepse do t’ju duhet të punoni me ta… Uluni dhe punoni me deputetët, e mos i akuzoni”, tha Osmani

Në replikë, Selimi tha se do ta përfillë këshillën e kryeparalemntares, por tha se ai është shembull për bashkëpunim me deputetët.

“Faleminderit kryetare. Njihemi që një kohë dhe sigurisht se këshillën tënde do ta marrë seriozisht. Gjithashtu, është edhe një anë tjetër e medalies, kryetare. Unë kam qenë në çdo mbledhje të komisionit, sa herë që më thirrë komisioni, vij dhe raportoj. Jam i rregullt shumë. Unë e kuptoj parlamentarizmin, e ndjek parlamentarizmin”, tha Selimi.

Ai e ka konsideruar projekt nacional kodin civil, në të ciliin tha se kanë punuar pozitë e opozitë.

TË NGJAJSHME

Ndryshon Komplet Rezultati , Ja Kush Po Prine Tashme Ne Amerike

mergata.eu

Naim Krasniqi ka vite që nuk shfaqet në ekran, shikojeni sa shumë ka ndryshuar! (FOTO)

mergata.eu

Përhajr na qoftë / Nga nesër vetëm këto 4 komuna s’do të jenë në karantinë

mergata.eu