Mergata News
Lajme

Vjen rrëfimi i pacientëve me koronavirus nga Klinika Infektive

vjen-rrefimi-i-pacienteve-me-koronavirus-nga-klinika-infektive

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit.

T7 sjell rrëfimin nga Klinika Infektive, aty është shtuar numri i pacientëve të prekur me COVID-19.

Tash e 7 muaj, çdo mëngjes zhvillojnë një mbledhje të tillë.

Infektologë e infermierë konsultohen për gjendjen veç e veç, të secilit prej pacientëve me covid 19, të shtrirë këtu në Klinikën Infektive të QKUK-së.

E me këtë bëjnë vlerësimin e gjendjes së këtyre të fundit, duke u përshkruar terapinë e nevojshme.

Ndërsa me të përfunduar punë këtu, stafi i infektives duke ndihmuar njëri-tjetrin, veshin kostumin që u mundëson atyre të lëvizin lirshëm në hapësirat ku punojnë.

Për të vazhduar pastaj vizitat tek pacientët.

Por fillimisht, ekipi kujdestar që u përkujdes gjatë natës për pacientët e hospitalizuar, japin detaje se si këta të fundit kaluan natën.

Qysh në dhomën e parë, mjekët u përballën me një gjendje jo të kënaqshme të pacientit.

Por një buzëqeshje atyre u erdhi, kur një nga të infektuarit, e njoftuan se tashmë e ka kaluar virusin korona dhe do largohet nga Klinika.

Por, largimi i këtij pacienti nuk nënkupton se numri i të shtrirëve në infektivë ka rënë.

Ndërkohë, virusi korona nuk kurseu as stafin mjekësor.

Në dhomat e kësaj klinike, infektologët e infermierët, kanë të shtrirë kolegë të tyre.

Një nga ta është edhe infektologja nga Gjilani, Burbuqe Uka e cila ishte në detyrë që nga marsi i këtij viti.

Gjendja e saj ishte e rëndë, por tashmë është shëruar pothuajse plotësisht.

Por, dikush tjetër ende po përballet me rrezikun për jetën.

Madje, u desh ndërhyrja e mjekëve në forma të ndryshme për t’i dhënë ndihmën.

Kjo brengosi edhe të afërmit e pacientit, që gjithë këtë duhet ta shikonin nga këto dritare.

Është dhoma e fundit e repartit B.

Pacienti i shtrirë këtu, me gjithë problemet që po përballet me frymëmarrje, ka fjalë të mëdha për stafin mjekësor.

Pacienti Hysen Morina ka një mesazh domethënës për qytetarët e vendit.

Për këta 7 muaj që prej kur vendi u përballë me këtë pandemi globale, disa fjalë ka infektologu që asnjëherë nuk iu nda kësaj pune.

Sali Ahmeti thotë se ditët e qeta që pati vendi sa i përket gjendjes me më pak raste, nuk duhet ta relaksojë askënd.

Ditëve të fundit janë shtuar rastet e të prekurve me COVID-19, ndërsa nga qeveria janë paralajmëruar ashpërsim i masave anti – covid.

TË NGJAJSHME

Eskalon situata mes Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit, ajo i thotë ‘ҫuti’, ai ia kthen “Zoti Tërmkolli”

mergata.eu

49 raste të reja me covid-19, shërohen 53 pacientë

mergata.eu

S’ka kuorum, dështon votimi i projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj

mergata.eu