fbpx
Mergata News
Bota/Rajoni

Vjen lajmi i fundit për gjendjen shëndetësore të Donald Trumpit

vjen-lajmi-i-fundit-per-gjendjen-shendetesore-te-donald-trumpit

Tashmë ka ardhur lajmi i fundit në lidhje me gjendjen shëndetësore të Donald Trumpit.

Gjendja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vazhdoi të pëmirësohet gjatë natës dhe Shtëpia e Bardhë është optimiste se ai do të dalë nga spitali, ku po trajtohet për sëmundjen COVID-19, gjatë ditës së sotme.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës, tha në një intervsitë për Fox Neës se “mjekët do të vendosin më vonë nëse do ta lirojnë”.

Trump bëri afro 20 postime në Tëitter, qysh të hënën në mëngjes, kryesisht për zgjedhjet e nëntorit.

Edhe pse virusi në trupin e tij konsiderohet ende ngjitës, Trump, të dielën, doli për pak kohë me makinë, për t’i përshëndetur mbështetësit e tubuar rreth spitalit Ëalter Reed, ku edhe po trajtohet.

Më herët, Trump publikoi një video në Tëitter, duke thënë se ai ka “mësuar shumë” për sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, që nga infektimi.

“Kjo është shkolla e vërtetë, nuk është ‘le t’i lexojmë librat e shkollës’. Dhe, unë e kuptoj. Dhe, është një gjë shumë interesante”, tha Trump.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me COVID-19 të premten.

Në të njëjtën ditë, Trump është shtruar në suitën presidenciale të spitalit ushtarak Ëalter Reed, ku ka vazhduar të punojë.

Mjekët thanë se Trump po trajtohet me steroid dhe me anti-viralin remdesivir.

Presidentit i është dhënë edhe një ilaç eksperimental që zhvillon antitrupa, për ta ndihmuar sistemin imunitar të luftojë virusin.

“Pacienti vazhdon të përmirësohet. Ai nuk ka pasur temperaturë qysh të premten në mëngjes”, tha për gazetarët doktor Sean Dooley.

TË NGJAJSHME

Planifikohen masa të reja për parandalimin e koronavirusit në Itali

mergata.eu

Grenell flet për gjendjen shëndetësore të Trumpit

mergata.eu

Rritje e frikshme e të infektuarve në 24 orët e fundit në Gjermani

mergata.eu