Mergata News
Lajme

Vetëvendosje thotë se taksa 10 euro në Prishtinë ishte ideja e tyre

vetevendosje-thote-se-taksa-10-euro-ne-prishtine-ishte-ideja-e-tyre

Propozimi për taksë 10 euro në Prishtinë, VV thotë se ideja ishte e tyre.

Shpend Ahmeti, ka thënë se Londra e ka të rregulluar komunikacionin, sipas idesë që e propozoi ditë më parë.

Çdo ditë mijëra vetura hyjnë në kryeqytet.

E numri i madh i tyre që qarkullojnë në bazë ditore rrugëve të Prishtinës, krijojnë edhe tollovi të tilla.

E për këtë problem të kryeqytetit, ditëve të fundit u diskutua shumë.

Kjo pasi kryetari Shpend Ahmeti, ka thënë që hyrja në Prishtinës, do të behet me pagesë.

Por, kundër kësaj, janë qytetarët që vijnë nga qytetet e tjera.

E këtë ide, nuk po e përkrahin as vet qytetarët e Prishtinës.E disa qytetarë të tjerë, thonë se të gjithë këtë çështje e kanë të paqartë.

Ndërsa mendojnë që të gjitha këto, do të mbesin vetëm ide.

E asamblisti nga radhët e VV-së, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Egzon Azemi, ka thënë që ideja të cilën po e prezanton tani Ahmeti, ishte premtim i Lëvizjes Vetëvendosje.

Azemi ka thënë, se pika e parë drejt zgjidhjes së këtij problemi, është ndërtimi i parkingjeve në kryeqytet, gjë të cilën Komuna e Prishtinës, është vonuar që ta bëj.

E propozimi i Ahmetit, ka ngjallur reagim tek kryetarët e komunave të tjera.

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nëse kjo aplikohet, atëherë qytetarët e Prishtinës, do të paguajnë dhjetëfish kalimin nëpër Gjilan.

TË NGJAJSHME

Rrëfehet ish deputeti i VV-së për përballjen me koronavirus

mergata.eu

Lajm i Madh për Kosovën, Sapo u morr ky vendim, Urime qytetarë!

mergata.eu

Ministri Veliu refuzon të jap llogari në lidhje me shkarkimin e Rashit Qalajt, reagojnë nga VV-ja!

mergata.eu