Mergata News
Lajme

Vërshime të mëdha në këtë pjesë të Kosovës

vershime-te-medha-ne-kete-pjese-te-kosoves

Këto janë dëmet që ka shkaktuar shiu në Pejë.

Komuna e Pejës është goditur edhe njëherë nga reshjet e shiut e të njëjtat kanë shkaktuar dëme të mëdha për banorët e kësaj ane.

Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale shihen edhe dëmet që ka shkaktuar moti i lig në këto anë, raporton Express.

Gazeta ka raportuar mëngjesin e sotëm se situatë e njëjtë është edhe në komunën e Istogut.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nëpërmjet një komunikate dje ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.

“Reshjet të cilat priten të fillojnë përgjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020 fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhdua me intensitet të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore”, është shkruar në komunikatën e djeshme të institutit.

TË NGJAJSHME

Shqipëria drejt një karantine të dytë, ky është plani për shtrëngimin e masave

mergata.eu

Gjermania merr Vendimin e ri për Karantinë, Ja cfare ka Vendosur

mergata.eu

Kanosi përmes rrjetit social ambasadorin Qëndrim Gashi, arrestohet i dyshuari

mergata.eu