fbpx
Mergata News
Lajme

Veliu i prekur thellë nga sulmet terroriste që kanë ndodhur sot në Francë

veliu-i-prekur-thelle-nga-sulmet-terroriste-qe-kane-ndodhur-sot-ne-france

Veliu ka thënë se është i prekur thellë nga sulmet terroriste që kanë ndodhur sot në Francë.

Ministri ka pohuar se sulmet e tilla, kudo që ndodhin në botë, tronditin ndërgjegjen njerëzore dhe si të tilla nuk njohin fe, as racë.

“Jam i prekur thellë nga sulmet terroriste që ndodhën sot në Francë. Sulmet e tilla, kudo që ndodhin në botë, tronditin ndërgjegjen njerëzore dhe si të tilla nuk njohin fe, as racë. Në këto momente të rënda për popullin francez bashkëndjejmë me familjet e viktimave të pafajshme. Sot dhe gjithmonë, bota e lirë është me popullin francez”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Ndryshe, opinioni në Francë por edhe në gjithë botën është shokuar sot, pas sulmit të përgjakshëm që ka ndodhur sot në katedralen Notre Dame në Nice.

Sulmuesi me thi’kë në dorë ishte futur brenda katedrales duke bërtitur “Allah Akbar”, dhe më pas vrau tre persona dhe plagosi disa tjerë.

Në sulm kanë humbur jetën dy gra dhe një burrë, e njërës prej viktimave i është prerë koka. Policia pas intervenimit ka qëlluar sulmuesin të cilin më pas e arrestoi dhe e dërgoi për tretman në spital.

TË NGJAJSHME

Lajçak vjen nesër në Kosovë

mergata.eu

Cili keni më shumë para, ti apo Nexhati? Remzie Osmani befason me përgjigjen

mergata.eu

Rexhep Selimi: Kjo është një qeveri kot me 100 ditë të kaluara kot

mergata.eu