fbpx
Mergata News
Lajme

Vdes profesori i njohur kosovar nga koronavirusi

vdes-profesori-i-njohur-kosovar-nga-koronavirusi

Edhe një vdekje e Covid-19 në Pejë, ndahet nga jeta profesori Ali Dreshaj.

Pas një beteje me Covid 19, paraditen e sotme ka ndërruar jetë profesori i njohur veteran nga Peja Ali Dreshaj.

I ndjeri ishte ifektuar me Covid 19, dhe tani e disa ditë ishte në trajtim mjekësorë në Spitalin e Përgjtihshëm Rajonal të Pejës. Fillimisht i shtrirë në Spitalin e Pulmologjisë, dy ditë më parë u transferua në repartin intensiv spitalor të Pejës.

I ndjeri ishte i dashur dhe i njohur për një karrierë të bujshme në arsim dhe shumë i afërt me kolegët dhe nxënësit.

Për lajmin mbi vdekjen e profesorit nga Peja, ka reaguar Deputeti dhe kryetari i AAK-së në Pejë, Dr. Ali Berisha, i cili ka përcjellur ngushëllimet e tij dhe të AAK-së për familjen Dreshaj, duke e kujtuar profesorin me fjalët më të sinqerta.

Postimi i plotë i Ali Berishës:

“Me pikëllim mësova lajmin për vdekjen e profesor Ali Dreshajt!

Një burrë me cilësi të larta, një njeri i mirë i cili i mbushi vitet me jetë, e jo jetën me vite. Ishte i dalluar, i dashur për të gjithë dhe intelektual në kuptimin e plotë të fjalës.

Profesor Ali Dreshaj, iku sot duke na lënë shumë dhembje. Por, krahas dhembjes edhe kujtimet dhe shembujt më të mirë se si duhet jetuar, formësuar dhe ndarë dije për të tjerët!

Mbi të gjitha, në kujtesën time, do ta mbajë mend si njeirun modest e të qetë!

Familje e nderuar Dreshaj, qytetarë, punonjës arsimor, nxënës, pranoni ngushëllimet e mia dhe të Aleancës. Në këto orë dhembjeje, ndodhemi pranë jush! Profesori, pushoftë në parajsë!”-shkruan Deputeti Ali Berisha – Kryetar i AAK-së Pejë.

Ndryshe profesori Ali Dreshja është vëllai i Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm Ranojal të Pejës, Dr. Skender Dreshajt.

TË NGJAJSHME

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë, a do të ketë borë?

mergata.eu

Isa Mustafa propozon këtë kandidat që e njihni të gjithë për President, si e vlerësoni

mergata.eu

Ikballe Huduti: Në Kosovë mysliman shiit janë 45për qind, tjerët janë suni

mergata.eu