Mergata News
Lajme

Vdes nga koronavirusi një punonjës i QKMF-së në Prizren

vdes-nga-koronavirusi-nje-punonjes-i-qkmf-se-ne-prizren

Ka ndërruar jetë një punonjës i QKMF-së në Prizren.

Një punonjës i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren ka vdekur sot nga COVID-19.

I njderi ka qenë koordinator i sistemit shëndetësor në QKMF-në e kësaj komune, ndërsa ishte shtrirë për trajtim në Spitalin e Prizrenit dhe ishte i intubuar.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.

“I ndjeri ka qenë Koordinator i sistemit shëndetësor pranë QKMF-së dhe ka qenë me Covid -19. Ishte shtrirë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe ishte i itubuar”, tha Shehu.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy vdekje si pasojë e COVID-19, 186 raste me koronavirus dhe 54 të shëruar. Si rëndom për nga numri i rasteve me koronavirus prin Prishtina me 72.

TË NGJAJSHME

AAK-ja i kundërpërgjigjet PDK-së për postin e presidentit

admin

Gashi i LDK-së: Vetëvendosje na izoloi plotësisht, ne duam hapje, zhvillim e siguri

mergata.eu

Gashi: Ai deputet që ma sjell raportin e Williamsonit në zyrën time i ka shpërblim 10 mijë euro

admin