fbpx
Mergata News
Lajme

Vdekja e dy vëllezërve kosovarë, shteti vihet menjëherë në kontakt me autoritetet gjermane

vdekja-e-dy-vellezerve-kosovare,-shteti-vihet-menjehere-ne-kontakt-me-autoritetet-gjermane

Një ngjarë e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani, ku dy vëllezër janë godiutur për vdekje nga një tren.

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy vëllezërve nga Deçani në rrethana tragjike në Gjermani.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se janë në kontakt me autoritetet gjermane dhe presin sqarimin e kësaj tragjedie.

Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës. Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë. Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira”, ka shkruar Haradinaj.

TË NGJAJSHME

Bajrami për 2 milionët e vjedhura: S’mund të garantoj, por po punoj që të kthehet çdo cent i vjedhur

mergata.eu

Z. Mustafa, letra e Mogherinit është një shaka e pakrip!

mergata.eu

William Walker i kundërpërgjigjet Vuçiqit për Reçakun

mergata.eu