fbpx
Mergata News
Lajme

URIME: Ja si do t’i merrni ndihmat që do ti jap shteti…

Ja si do t’i merrni ndihmat që do ti jap shteti… Se erdhi dita me ne fund qe e prisin gjitj qytetaret shiko me posht duke hap foten dalin sqarimet :
Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska, theksuan se ndihma për kategroinë e rrezikuar sociale të qytetarëve do të paguhet drejtpërdrejtë në llogarinë e transaksionit dhe jo në kartelat pagesore siç ishte më parë.

Qëllimi i këtij vendimi është që të ulet numri i turmave nëpër sportele me çka do të kontribuohet në kujdesin për shëndetin e këtyre personave në kushte të pandemisë. Ministri i Financave, Fatmir Besimir shpjegoi se në këtë mënyrë do të thjeshtësohet mënyra e pagesës së mjeteve ndimëse, ndërsa do të ulen edhe shpenzimet që do të ishin të nevojshme për dhënien e kartelave të reja.

Ndryshimet ligjore për 22 masa nga gjithsej 31 masa nga Pakoja e katërt, të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së financave, tashmë janë miratuar ose janë në procedurë parlamentare, ose janë përgatitur dhe vendosur në ENER për konsultim publik. Kjo u theksua nga Ministri i financave Fatmir Besimi në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtoreshën e Drejtorisë për të ardhura publike Sanja Lukarevska me rastin e miratimit të ligjeve për mbështetjen financiare të punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve për pagesa të pagave, të cilat u miratuan nga Parlamenti.

– Masat nga Pakoja e katërt të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së financave dhe të cilat u mundësuan nga Rebalanci i buxhetit mund të kategorizohen në katër kategori, siç janë: masat për mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare të kompanive, masat për mbështetjen financiare të qytetarëve,

lehtësim tatimor dhe ma sat në drejtim të zgjidhjes sistematike. Me këto mjete do të sigurohet mbështetje për sektorin privat dhe qytetarët gjatë valës së dytë të covidit, dhe do të mbështesin më tej rimëkëmbjen. Është shumë e rëndësishme të theksohet se këto masa janë krijuar për të vepruar pozitivisht si nga ana e furnizimit ashtu edhe nga ana e konsumit dhe kështu të amortizojnë pasojat e krizës, – tha ministri i Financave Besimi.

TË NGJAJSHME

“Eskalon” deputeti i LDK-së nuk lë të zezë pa i thënë Isa Mustafës

admin

Kjo është e tepërt, Ja çka thotë Gani Geci për Hashim Thaçin

mergata.eu

Pronari i kompanisë në të cilën u transferuan mbi 2 milionë euro të shtetit, ndalohet për 48 orë

mergata.eu