fbpx
Mergata News
Lajme

UP mohon se Isa Mustafa është paguar pa mbajtur mësim nga viti 2016-të

up-mohon-se-isa-mustafa-eshte-paguar-pa-mbajtur-mesim-nga-viti-2016-te

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina:”, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, është paguar nga viti 2016-të pa mbajtur mësim.

Në reagimin e UP-së thuhet se ndaj Mustafës nuk është ekzekutuar asnjë pagesë.

“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”.

Universiteti i Prishtinës mbetet i hapur për bashkëpunim me mediat dhe akterët e tjerë, për të hedhur dritë në të gjitha çështjet me interes për opinionin.

TË NGJAJSHME

Armend Zemaj: Kosova ka para sa të duash për vak sinat, Jemi duke i pritur!

mergata.eu

Hoti e Osmani a i kanë ndrequr raportet? Afrohen e bisedojnë pak në Kuvend

mergata.eu

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

mergata.eu