Mergata News
Lajme

U bënë 8 ditë, akoma nuk është gjetur vajza nga Skënderaj që u “pushtua nga djalli”

u-bene-8-dite,-akoma-nuk-eshte-gjetur-vajza-nga-skenderaj-qe-u-“pushtua-nga-djalli”

Akoma nuk është gjetur vajza nga Skënderaj që u “pushtua nga djalli”, u bënë 8 ditë.

U bënë tetë ditë që nuk dihet për vendndodhjen e Egzona Feratit nga fshati Çirez i komunës së Skënderajt.

Familjarët e Egzonës kanë pohuar se ajo ka dalë nga shtëpia e saj më datën 16 tetor rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe që atëherë nuk dihet asgjë për fatin e saj, shkruan Reporteri.net.

Të njëjtit kanë deklaruar se vajza është e pushtuar nga ‘xhinët’ (Djalli) në termin fetar.

Familja Ferati bën thirrje tek vullnetarët që t’u bashkohen të dielën e 25 tetorit dhe të mobilizohen masivisht për kërkimin e Egzonës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, thuhet se ftohen qytetarët që të mblidhen që nga ora 07:00 e mëngjesit tek Varrezat e Dëshmorëve në Likoshan-Çirez dhe që aty të ndahen në grupe për ta kërkuar Egzonën.

Njoftimi i plotë:

APEL PËR NDIHMË

NË KËRKIM TË EGZONA ISLAM FERATI NGA FSHATI ÇIREZ

Të dashur qytetarë të fshatërave të bashkësisë lokale të Çirezit (Baks, Prellofc, Krasmirofc, Kozhicë, Krasaliq). Si dhe të gjithë fshatërave përreth Dashefc, Shtuticë, Likoshan, Gllanasell, Gradicë, Qikatovë, Dobrashefc , Godanc, të gjithë ju qytetarë të vullnetit të mirë kërkohet mobilizim masiv qe nesër më datën 25.10.2020 ( e Diele) në ora 07:00 të mengjesit, të bëhemi bashkë të varrezat e Dëshmorëve Likoshan – Çirez dhe nga aty të ndahemi në grupe qe të kërkojmë Egzonen e cilat ka humbur që disa ditë por ende nuk është gjetur.

Andaj ju bëjë thirrje të gjithë banorëve dhe vullnetmirëve qe kanë mundësi bashkëpunimi në këto fshatra që të japim një kuntributë i cili është shumë i rëndësishëm për Egzonen si dhe familjen Ferati.

Me respekt Vullnetarët dhe Familja Ferati.

Vullnetarët që do të grumbullohen në Sheshin Adem Jashari në Skenderaj, më në krye Ridvan Tahiri Riki do të ju bashkangjiten grupit të kërkimit.

TË NGJAJSHME

Vuçiq: ‘Pas Thaçit dhe Veselit, tani e ka radhën ky person të thirrët nga haga.

mergata.eu

Nexhmi Rudari flet pasi sondazhet e nxjerrin Shpejtim Bulliqin fitues

mergata.eu

Petkoviq zgjidhet shef i ri i “Zyrës për Kosovën” pas largimit të Gjuriqit

mergata.eu