Mergata News
Lajme

Trump i shkruan letër Hotit, kjo është përmbajtja

trump-i-shkruan-leter-hotit,-kjo-eshte-permbajtja

Trump i shkruan letër Hotit: Mezi pres që të forcojmë partneritetin mes dy vende tona.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditë më parë ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Trump përmes kësaj letre ka falënderuar Hotin që ka marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

“E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundër për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.

Kryeministri Hoti ka falënderuar presidentin Trump për përkushtimin e tij.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA!”, ka shkruar Hoti

TË NGJAJSHME

Ambasadori gjerman në Kosovë: Nuk ka alternativë tjetër pos dialogut

mergata.eu

Lajm i madh nga Zemaj: Nga sot ja çka do të ndodh me mjekët e Kosovës

mergata.eu

Vajza e Lutes me poza të nxe hta nga dhoma e gjumit

mergata.eu