fbpx
Mergata News
Lajme

Tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

tre-paciente-me-koronavirus-ne-gjendje-te-rende-ne-spitalin-e-pejes

23 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalin e Pejës, tre në gjendje më të rëndë.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 23 pacientë me COVID-19, njofton spitali të premten.

“Një pacient është në respirator, 14 janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta, tre pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Tutje, njoftohet edhe për gjendjen e përgjithshme të pacientëve të trajtuar në këtë spital.

“Shtatë djem dhe një vajzë kanë lindur gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. 235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta, 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, 247 pacientë kanë kryer analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione”, njofton Spitali i Pejës.

TË NGJAJSHME

Ja si do të shpenzohen 20 milionë euro për mbrojtje në Gjykatën Speciale

mergata.eu

188 raste vetëm në Prishtinë, nga këto komuna vijnë rastet e fundit me koronavirus

mergata.eu

Mustafa përkujton veprimtarin Ukë Bytyçi

mergata.eu