Mergata News
Sport

Trajneri i Kosovës ka disa fjalë për Bernard Berishën pas humbjes së Kosovës

trajneri-i-kosoves-ka-disa-fjale-per-bernard-berishen-pas-humbjes-se-kosoves

Challandes ka disa fjalë për Bernard Berishën pas humbjes së Kosovës.

“Bernard Berisha e di përse nuk është me ne”, tha Challandes.

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së mbrëmshme në play-off të Nations League.

Në “Todor Proeski” në Shkup, “Dardanët” u mposhtën 2-1 nga Maqedonia e Veriut.

Kosova vuajti me mungesa të detyrueshme si Rashica, Muriqi, Rrahmani dhe Kryeziu, derisa Bernard Challandes nuk e kishte ftuar as Bernard Berishën.

I pyetur pas sfidës nëse do t’i kishte ndihmuar Bernard Berisha po të ishte ftuar, ai është përgjigjur: “Është gjithmonë pyetja e njëjtë. Nuk më pëlqen të flasë për futbollistët që nuk janë këtu. Bernardi e di pse ai nuk është këtu sonte”.

Berisha, në sfidat e shtatorit, bëri një gjest aspak të hijshëm ndaj trajnerit, Bernard Challandes dhe për këtë, zvicerani e ka ndëshkuar për takimet e tetorit.

TË NGJAJSHME

Po largohet nga Juventusi, disa skuadra të njohura vihen pas yllit të madh

mergata.eu

Mourinho reagon pas barazimin dramatik të Tottenhamit

mergata.eu

Vedat Muriqi viziton ambasadoren e Kosovës në Itali, mësohet çka biseduan

mergata.eu