Mergata News
Lajme

Tomë Gashi: Janë paraqitur dëshmitarë të rinj në rastin Dehari

tome-gashi:-jane-paraqitur-deshmitare-te-rinj-ne-rastin-dehari

Lajme të reja rreth rastit të Astrit Deharit.

Familja e Astrit Deharit dhe avokati Tomë Gashi kanë mbajtur sot konferencë për media, përmes së cilës kanë bërë të ditur se janë paraqitur persona të cilët kanë dhënë dëshmi të reja lidhur me rastin e vdekjes së Deharit.

Avokati Gashi ka thënë se së fundi është paraqitur edhe një avokat i cili ditën kritike ishte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, e që sipas tij, ai ka deklaruar se atë ditë ka parë gjëra të pazakonshme.

“Persona të caktuar janë duke u lajmëruar në zyrën time për të dhënë informata shtesë që kanë të bëjnë më vr’asjen e Astrit Deharit. Së fundi është lajmëruar edhe një avokat i cili në ditën kritike ka qenë në qendrën e paraburgimit në Prizren derisa ka deklaruar se ka qenë shumë i frikësuar pasi ka parë gjëra të pazakonshme. Pastaj kemi edhe një person tjetër i cili duket të ketë njohuri të jashtëzakonshme për vr’asjen e Astritit, pastaj edhe familjarët e Makollit. Neve na mbetet të apelojmë te të gjithë ata që kanë njohuri për vr’asjen e Astrit Deharit të lajmërohen”, ka thënë ai.

Gashi tutje ka shtuar se para dy javëve është bërë një rikonstruktim i vendit të ngjarjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, e gjë për të cilën thotë se nuk kanë qenë të njoftuar.

“Para dy javëve është bërë një rikonstruim në vendin e ngjarjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe për shkaqe të panjohura Prokuroria nuk na ka njoftuar, dhe rastin e kemi mësuar nga gazetarët. Ne i besojmë ekspertizës së ekspertëve të Zvicrës. Unë mendoj që ata në tërësi e kanë sqaruar se teoria e vetëvr’asjes së Deharit është eliminuar. Prokuroria speciale është duke e zvarritur me qëllim këtë rast”, ka thënë ai.

TË NGJAJSHME

Katër të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë

mergata.eu

Kryeministri Hoti i drejtohet Kusarit: Ti sa herë i ndërron karriget, i ndërron pozicionet

mergata.eu

Millorad Dodik: Bosnja nuk e njeh Kosovën

mergata.eu