Mergata News
Lajme

Thaçi për Kurtin: Ka kënduar te Serbia, këndon edhe sot

thaci-per-kurtin:-ka-kenduar-te-serbia,-kendon-edhe-sot

Hasim Thaçi nuk i ka kursyer kritikat për kreun e VV-së.

Presidenti i Kosovës ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ish kryeministri Albin Kurti i ishte dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe kishte refuzuar që të jetë pjesë e UÇK-së.

Thaçi tha se Kurti nuk ka as shokë të luftës as të burgut sepse sipas tij nuk ka qenë kurrë pjesë e një rezistence as për liri as pavarësi.

“Nuk merrem me këto lajthitje të zotrit Kurti që më vjen keq që nuk ka as shokë të burgut as të luftës. Nuk ka qenë kurrë pjesë e një rezistence as për liri as pavarësi me përjashtim që i është dorëzu autoriteteve të Serbisë dhe ka refuzu që të jetë pjesë e UÇK-së. Është i njëjti në shërbim të keqes. Nuk ka ndonjë opinon që ja vlen për ta marrë seriozisht.”, ka thënë Thaçi në RTV Dukagjini.

Tutje ai tha se Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl dhe se do të ndihet i turpëruar edhe para fëmijëve të tij.

“Janë lajthitje të kota dhe janë frustruese. E di se mund të jetë i shqetësuar se e vërteta del në shesh por do të ndihet i turpëruar dhe para fëmijëve të vetë. Ai e di. Albin Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl, këndon edhe sot”, ka thënë Thaçi.

“Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”, deklaroi më tej Thaçi.

TË NGJAJSHME

Për herë të shtatë, nesër hidhet në votim Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

mergata.eu

E dhím bshme: I riu Kosovar me vajzën 6 muajshe v desin në një aksí dent në Gjermani

mergata.eu

Limaj pas takimit me Lajçakun: Dialogu të përfundoj me njohje, asociacioni sipas Gjykatës Kushtetuese

mergata.eu