fbpx
Mergata News
Lajme

Thaçi pas takimit me Lajçakun: Biseduam rreth marrëveshjes finale Kosovë-Serbi me njohje reciproke e anëtarësim në OKB

thaci-pas-takimit-me-lajcakun:-biseduam-rreth-marreveshjes-finale-kosove-serbi-me-njohje-reciproke-e-anetaresim-ne-okb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media pas takimit me Emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takim kanë diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohjen reciproke.

Thaçi tha se BE’ja duhet hedh në tavolinën e bisedimeve marrëveshjen për njohje reciproke.

“Përfundova një takim me të ngarkuarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. Mund të konkludoj se takimi në përgjithësi ka qenë një takim korrekt konstruktiv, një bisedë e hapur dhe miqësore në drejtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe me mundësinë që Kosova të antëtarësohet në OKB.Unë vazhdoj të besoj fuqishëm që e ardhmja e Kosovës është të jetë pjesë e NATO’s dhe BE’së. Gjithashtu besoj fuqishëm që ka ardhur momenti që BE’ja të hedh në tavolinë marrëveshjen për njohjen reciproke, dhe jo të vazhdojë me dialog Teknik”, tha ai.

Kreu i shtetit tha poashtu se BE’ja duhet të lëvizë sa më shpejt në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“BE’ja duhet të lëvizjë sa më shpejt në çështjen e liberalizimit të vizave, sepse janë vonuar dhe po ndodhë padrejtësisht ndaj qytetarëve të Kosovës. Vetëm njohja reciproke mund të jetë mundësia e vetme që garanton stabilitetin në rajon dhe fqinjësinë mes dy shteteve”, tha Thaçi para mediave.

TË NGJAJSHME

Më shumë se gjysma e rasteve të reja me koronavirus vijnë nga Prishtina

mergata.eu

Heshtja e Speciales, ende nuk dihet vendimi për propozim-aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

mergata.eu

Deputetët e VV-së e prisnin dje si roje, Selmanaj nuk merr pjesë fare në seancë

mergata.eu