Mergata News
Lajme

Thaçi: Ka ardhur koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara

thaci:-ka-ardhur-koha-qe-kosova-te-behet-anetare-e-kombeve-te-bashkuara

Presidenti Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Hashim Thaçi në ditën e Kombeve të Bashkuara ka thënë se është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB’së.

Sot është dita e Kombeve të Bashkuara, ku edhe shënohet 75 vjetori i themelimit të Organizatës, kurse, Presidenti Thaçi ka thënë se në kohën kur njerëzimi po ballafaqohet me sfida të reja është momenti që tani Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

“Roli i OKB’së në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në botë mbetet e rëndësishme. Sot, kur njerëzimi përballet me sfida të reja është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar në ruajtjen e një të ardhme të sigurt të vendeve tona. Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar ai.

TË NGJAJSHME

Lajm i mirë për Kosovën, asnjë i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

mergata.eu

Të shkarkuarit e Hotit, dy të emëruar në kohën e PAN-it, një në kohën e Kurtit

mergata.eu

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje drejtori i Divizionit për Gjykatën Speciale

mergata.eu