Mergata News
Lajme

Thaçi flet për Asociacionin: Çdo lëvizje nga korniza e tij nënkupton Republikë Srpska brenda Kosovës

thaci-flet-per-asociacionin:-cdo-levizje-nga-korniza-e-tij-nenkupton-republike-srpska-brenda-kosoves

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar qëndrimin e tij rreth Asociacionit, temë që Serbia po tenton ta rikthejë në tavolinë të bisedimeve.

Thaçi ka thënë se Asociacioni nuk është çështje teknike, e se për këtë ka opinion edhe të Gjykatës Kushtetuese.

“Çështje teknike nuk është aspak Asociacioni, kemi edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, e kemi obligim ta implementojmë atë. Kosova nuk e ka asnjë obligim të bëjë asnjë hap më tutje, çdo lëvizje nga ajo kornizë nënkupton Republika Srpska, ajo një hyrje në një proces të goditjes së shtetit të Kosovës nga brenda, në veçanti kur Serbia nuk është e gatshme ta njohë Kosovën me këtë asociacion”, ka thënë ai.

Presidenti shton se kryeministri Avdullah Hoti gjithashtu ka rezerva për këtë çështje, megjithatë, thotë se Kosova duhet t’i kryejë obligimet që ka.

“ Z.Hoti ka marrë pjesë në takimet e fundit, po e shoh se ka rezerva nga ana e tij, gjithçka që është në përputhje me kushtetutën duhet t’i kryejmë obligimet tona”, ka thënë presidenti i vendit.

TË NGJAJSHME

Kur mund të tërhiqet 10-përqindëshi nga Trusti?

mergata.eu

Javën e ardhshme vendoset fati i këshilltarit amerikan të Kurtit

mergata.eu

Këto kategori të punëtorëve në Kosovë do t’i marrin nga 900 euro

mergata.eu