Categories: Lajme

Tentativa e Isa Mustafës për ta njollosur Besian Mustafën, të gjitha arsyet pse ai duhet të jetë kryetar i LDK-së

Besian Mustafa ngjallë emocione në LDKBesian Mustafa njeriu i duhur për kryetar të LDK-së
Me 14 mars, Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) pritet t’i mbajë zgjedhjet e brendshme partiake.

Këto mund të jenë edhe zgjedhjet me rëndësinë më të madhe në historinë e LDK-së, e cila pas rënies drastike në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, përmes zgjedhjes së një kryetari dhe kryesie të re po tenton të rikthehet në majat e skenës politik.

Që nga dorëheqja e Isa Mustafës u lakuan shumë emra për pozitën e kryetarit të ri të LDK-së. Mirëpo, tani pak ditë para zgjedhjeve, janë bërë të ditur katër kandidatura zyrtare për këtë post.

Zyrtarisht, Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa, do garojnë këtë të diel për të parin e partisë, por që nuk përjashtohen edhe emra të tjerë për kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

I pari që bëri të ditur kandidimin e pozitën e kryetarit, ishte ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni.

“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së”, deklaroi Quni.

Pas Qunit, ishte anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili konfirmoi kandidaturën për kryetar të LDK-së në zgjedhjet e brendshme të 14 marsit.

“Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk do të ketë marrëveshje; s’duhet të ketë! Do të ketë garë dhe garë të drejtë e me votë të fshehtë. Na duhet një proces zgjedhës demokratik për të mbajtur një standard të lartë politik”, njoftoi Abdixhiku.

Mirëpo, Abdixhiku njihet si prurje e vonshme e Isa Mustafës në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pasi që, Isa Mustafa si aksionar në kolegjin “Riinvest”, kishte Lumir Abdixhikun si drejtor të kolegjit dhe afërsia e tyre bëri që ai të kyçet në Lidhje Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, edhe kandidati tjetër për postin e të parit të LDK-së, Lutfi Haziri i cili e zyrtarizoi kandidaturën së fundmi, nuk po shihet si person adekuat.

Kjo, për arsye se Haziri njihet për afërsinë me Hashim Thaçin, njërin nga kundërshtarët më të mëdhenj të themeluesit të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Haziri ishte në një vijë me Thaçin për idenë e shkëmbimit të territoreve, derisa ky i fundit po kundërshtohej nga të gjithë. Po ashtu, ai shihet si i preferuari i PDK-së për të qenë në krye të LDK-së.

Krahas këtyre opsioneve për postin e kryetarit të LDK-së, Besian Mustafa, po del të jetë njëri nga personat më adekuat dhe serioz. Pasi që, ai si një politikan i ndershëm dhe ministër pa skandale, e ka dëshmuar se është i fokusuar në ngritjen dhe ruajtjen e vlerave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai është i biri i Xhemajl Mustafës, njeriu i dytë në LDK, njeriu më i afërt i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Njohësit e çështjeve politike për gazetën “Bota sot” deklaruan se Besian Mustafa është njëri nga kandidatët me serioz dhe me të duhur për kryetar të LDK-së. Ata deklaruan se Mustafa është personi që do ta reformojë LDK dhe ta ngrit në standardet e mëparshme.

Shahu: Besian Mustafa ngjallë emocione në LDK

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar kandidaturën e Besian Mustafës për postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Shahu tha se Mustafa është një kandidat serioz dhe i admirueshëm, jo vetëm pse nuk ka skandale, por edhe se ai është djali biri i bashkëpunëtorit të ngushtë të Rugovës.

“Besian Mustafa është një kandidaturë serioze dhe e admirueshme jo vetëm se është emër zyrtari i pa lakuar për skandale, por ai ngjallë emocione në LDK si i biri i bashkëpunëtorit të ngushtë të Rugovës te cilin e kanë vrarë pas lufte”, deklaroi ai.

Analisti tha se Besiani është politikan i frymës rugoviste dhe për këtë arsye LDK nderohet.

“Besoj se edhe është i frymës rugoviste, i rritur me atë kulture dhe jo eksponent i formatuar nga OJQ. LDK nuk shëmtohet nga kandidatë të tillë, por nderohet”, përfundoi Shahu.

Qarri: Isa Mustafa me kalkulime komuniste tentoi ta njollosë imazhin e Besian Mustafës

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri gjatë një prononcimi për gazetën “Bota sot” ka komentuar zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe shpalljen e kandidaturës së Besian Mustafës, për postin e kryetarit.

Qarri u shpreh se dorëheqja e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit është vetëm formale, pasi Isa po vazhdon të manipulojë me klanin e tij, në mënyrë që të vijë dikush nga kryesia e vjetër.

“Pas shkatërrimit të LDK-së dhe lëshimit të saj në vetëm 12.6 % të votave të elektoratit, nivel tragjik, në të cilin nuk do të mund ta plandosnin as armiqtë më të mëdhenj të saj, nga Isa Mustafa me shokë në kryesinë e vjetër, me gjithë dorëheqjen e tij formale nga posti i të parit të kësaj partie, ashtu siç akuzohet me të drejtë nga Naser Rugova, Adem Salihaj, Melihate Tërmkolli, Fatmir Rexhepi etj dhe anëtarët besnik të LDK-së, Isa Mustafa vijon të manipulojë, me klanin e vet, që edhe pas tij, gjithsesi në krye të LDK-së, të vijë apo të mbetet dikush nga kryesia e vjetër” deklaroi ai.

Në vazhdim, analisti tha se Isa Mustafa me rrjetin e tij mafioz në prokurori dhe gjyqësi po tenton t’i njollosë dhe baltosë tërthorazi kuadrot e pastra dhe të panjollosur deri më tani.

“Dhe duke pasur parasysh, emrat e mundshëm, nga vet partia të cilët pritej të kandidonin për kryetar pas shkuarjes së tij, Isa Mustafa me rrjetin e vet mafioz të shtrirë deri në prokurori dhe gjyqësi, është kujdesur me kohë që kuadrot e pastra dhe të panjollosur deri më tani me korrupsion e krim të organizuar, në pamundësi të njollosjes së drejtpërdrejtë, t’i njollosë dhe baltosë ata tërthorazi, të paktën në dy raste të veçanta të cilat kanë bërë bujë të madhe në Kosovë gjithandej”, theksoi Qarri.

Ai përmendi dy personat të cilët Isa Mustafa ka tentuar t’i njollosë, së pari ishte rasti i Hykmete Bajrami të cilës tentoi të i hedh hije të zezë përmes vjedhjes së Thesarit të Shtetit. Pastaj, Qarri tha se pak para mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme në LDK, “shpërtheu” skandali me donacionet për bujqësi, ministri kjo e udhëhequr nga kandidati për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa.

“Rasti parë ishte ai i Ministrisë së Financave, të cilën e udhëhiqte njëra nga figurat e çmuara dhe më të pastra në parti, Hykmete Bajrami, kur gati në përfundim të mandatit të Qeverisë Hoti, nga Arkivi i Shtetit u vodhën mbi 2.1 milion euro, duke i hedhur hije të zezë edhe asaj si ministre, rast që nga atëherë përflitet për ditë, por nuk është zbardhur ende deri në fund.

Ndërsa rasti i dytë, i cili, duke u nuhatur nga Isa Mustafa se ai si kuadër i ri, pa lidhje të theksuara me kryesinë e vjetër, djalë i një prindi të shquar e intelektual, të vrarë pas lufte, nga vrasës ende të pazbuluar, në hyrje të banesës së tij, si dhe ministër i sapo zgjedhur i panjollosur në profesion dhe ministri, do të mund të kandidonte për kryetar partie, dhe dilte fitues përballë të preferuarve të tij, Isa dhe rrjeti i mafioz u kujdesën që skandali me donacionet për bujqësi, të shpërthente, krejt pak kohë, para se të mbaheshin zgjedhjet për kryetar të LDK-së, dhe jo pas zgjedhjet të kryetarit, për ta njollosur dhe bërë “bashkëfajtor” fiktiv, të paktën tërthorazi edhe Besian Mustafën si ministër i kësaj ministrie, i cili, realisht sapo ka kandiduar edhe ai për kryetar të kësaj partie”, nënvizoi Qarri.

Analisti kandidaturën e Besian Mustafës e sheh si më seriozet, ndonëse skenari i paramenduar i Isa Mustafës me skandalin në Ministrinë e Bujqësisë, është kthyer në pazar të shtrenjtë në momentet më kritike.

Pasi sipas tij, e gjithë kjo gjë ndodhi me të vetmen arsye për ta dëmtuar imazhin e birit të Xhemajl Mustafës dhe për të krijuar baraspeshë ndërmjet Besianit të panjollosur dhe Lutfi Hazirit si i afërt me PDK-në, apo Anton Qunit i cili akuzohet për afërsi me SHIK-un.

“Ndaj megjithëse unë, nga tre-katër emrat e deritanishëm, kandidaturën e Besianit e shohë si njërën nga më seriozet për këtë post, skenari i paramenduar i Isa Mustafës, pas aferës në Ministrinë e Financave edhe me skandalin në Ministrinë e Bujqësisë të cilën e udhëhiqte Besian Mustafa, është kthyer në pazar të shtrenjtë në momentet më kritike për çmimin e lartë që duhet të paguaj Besiani, për tu zgjedhur kryetar i LDK-së.

Krejt kjo ndodhi, për dëmtimin e imazhit dhe kandidaturës së të birit të Xhemajl Mustafës, me akte makabre të koordinuara në strofullin e kalkulimeve komuniste të Isa Mustafës për të krijuar baraspeshë ndërmjet Besianit të panjollosur dhe Lutfi Hazirit si i afërt me PDK-në, apo Anton Qunit e ndonjë tjetri, të cilët ka kohë që akuzohen për afërsi të tepruar me SHIK-un”, potencoi Qarri.

Në fund, ai u shpreh se mbetet ithtar i zgjedhjes së Besian Mustafës në krye të LDK-së, pasi ai është një kuadër i ri, e i panjollosur në afera kriminale e korruptive dhe zyrtar e ministër pa skandale personale.

“Por përkundër të gjithave, nëse Besian Mustafa deklaron publikisht se do ta përjashtojë nga partia Isa Mustafën dhe të gjithë kryesinë e vjetër e cila ishte bashkëpjesëmarrëse në diferencimet komuniste dhjetëvjeçare të Isa Mustafës dhe bashkëpërgjegjëse për dëmtimin e LDK-së, si dhe lëshimin e saj, deri në këtë nivel të ulët e përbuzës elektoral. Unë mbetem ithtar i zgjedhjes së Besian Mustafës në krye të kësaj partie si një kuadër i ri, e i panjollosur në afera kriminale e korruptive dhe zyrtar e ministër pa skandale personale, me gjithë aferën e kurdisur dhe të orkestruar nga Isa Mustafa & Co, për shpërthim, në ministrinë e tij, vetëm pak kohë para se të votohet për kryetar të LDK-së”, përfundoi Gani Qarri.

Duhanaj tregon se kush ka të drejtë kandidimi për postin e kryetarit të LDK-së

Kurse, analisti politik, Leon Duhanaj në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur për zgjedhjet e brendshme në LDK.

Duhanaj tha se secili anëtar i LDK-së i cili e ka dëshmuar veten, ka të drejtë të kandidojë për postin e kryetarit. Tutje, ai ka thënë se kandidaturat e shpallura vetëm sjellin risi dhe i shërbejnë garës.

“Për mendimin tim, secili anëtarë i dëshmuar i LDK-së ka të drejtë pretendimi dhe kandidimi për pozitën e kryetarit. Është e drejtë legjitime dhe demokratike. Nëse në LDK, kanë sjellë ndonjë vendim, i cili ua mundëson kandidaturën të interesuarve, atëherë mund të sjellin vetëm risi dhe t’i shërbej garës”, deklaroi ai.

Në fund, analisti tha se ajo çfarë ka më shumë rëndësi në këto zgjedhje të brendshme është procesi i cili duhet të jetë konstruktiv dhe demokratik.

“Ajo çfarë është me rëndësi më shumë se emrat e përveçëm, është vetë procesi i cili duhet të jetë konstruktiv, demokratik i qetë dhe në fund rezultati i pranueshëm për të gjithë”, përfundoi Leon Duhanaj.

mergata.eu

Recent Posts

Fatmir Sejdiu denoncon parregullsitë që LDK po i bën në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.…

4 weeks ago

Këta janë 58 deputetët e ardhshëm të Lëvizjes Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe Lëvizja Vetëvendosje…

4 weeks ago

Bajqinovci: Vjosa Osmani do të jetë presidente e Kosovës, partitë tjera e dinë rrezikun nga zgjedhjet e reja

Intervistë me deputetin e rizgjedhur të LVV-së, Mefail BajqinovciVV synon që në zgjedhjet lokale të…

4 weeks ago

Hasani: Është përgjegjësi kushtetuese që deputetët të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti

Hasani: Është përgjegjësi kushtetuese që deputetët të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti Ish-kryetari i…

4 weeks ago

Serbët vlojnë nga inati, u zbulua pse Spanja po e pranon Kosovën!

Në Serbi po vlojnë nga inati, se Spanja do të luan me Kosovën, ashtu si…

4 weeks ago

A është e pranueshme Vjosa Osmani për SHBA-në si presidente? Flet Palmer

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë nuk ka dashur të…

4 weeks ago