fbpx
Mergata News
Lajme

Tahiri thotë se në Qeverinë Hoti nuk ka punësim me të njofshëm

tahiri-thote-se-ne-qeverine-hoti-nuk-ka-punesim-me-te-njofshem

Zëvendëskryeminstri Tahiri thotë se në Qeverinë Hoti nuk ka punësim me të njofshëm.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës, raportimi i kryeministrit, Avdullah Hoti për punën 100 ditëshe të Qeverisë së Kosovës, duke numëruar sukseset e ekzekutivit, ka thënë se “ma nuk ka punësim me të njohshëm”.

Tahiri gjithashtu ka shtuar se edhe sa i përket punësimeve me kontrata mbi vepër janë bërë veprime që ato të mos ndodhin.

“Kur e kemi marrë qeverinë nuk ka qenë gjendja e lehtë , ka qenë një kohë që ka qenë e ndikime prej bllokadës që ka qenë në atë kohë ne jemi mundu ta zhbllokojmë. Njohja prej shtetit të Izraelit i ka hap derë të mëdha vendit dhe ka heq bllokadën për njohje që ka pas shteti ynë. Në qeverinë tonë ma nuk ka punësim me të njohshëm. As kontrata mbi vepër që kanë qenë kanceri i shtetit mo nuk ekzistojnë. Jemi duke punuar ngushtë edhe me ambasadën amerikane për strategjinë kundër korrupsionit”, ka thënë ai.

TË NGJAJSHME

Taksa 10 euro për të hyrë në Prishtinë, ky është qëndrimi i Isa Mustafës

mergata.eu

Vjosa Osmani rikthehet nga izolimi me një përplasje në Kuvend

admin

Nuk do ta besoni cka paralajmëron Zemaj nga dita e vikendit për qytetarët e kosovës

mergata.eu