Mergata News
Lajme

Tahiri i PDK-së: Kur e dëgjova Hotin, nuk e dita a është duke folur për Kosovën

tahiri-i-pdk-se:-kur-e-degjova-hotin,-nuk-e-dita-a-eshte-duke-folur-per-kosoven

Abelard opozitari: Kur e dëgjova Hotin, nuk e dita a është duke folur për Kosovën.

Deputeti i PDK’së Abelard Tahiri në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës për raportin 100 ditësh të kryeministrit Hoti ka thënë se shefi i qeverisë në raportin dorëzuar deputetëve u ka treguar se si zogjtë kanë sulmuar Aeroportin e Prishtinës, raporton Gazeta Express.

“Kur e ndëgjova Hotin nuk e dijta a është duke folur për Kosovën apo për ndonjë vend tjetër. Në raportin tuaj që ne deputetët kemi na jeni njoftuar për sulmet e zogjve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në faqe 23. Ky raport është krejt irrelevant dhe i padobishëm, 100 ditëshin tuaj nuk e keni paraqitur në këtë raport”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë tutje se kryeministri Hoti nuk është në gjendje të kalojë asnjë ligj në Kuvend pa opozitën.

“E para ju erdhët kryeministër pas dështimit që e patët me partnerin tuaj të koalicionit. Nuk e dijmë se në bazë të cilit program jeni duke e udhëhequr qeverinë. Për 3 muaj nuk keni qenë në gjendje të miratoni asnjë iniciativë ligjore pa opozitën, mjafton t’i referohemi pakos për rimëkëmbje, të cilën keni provuar gjashtë herë ta kaloni dhe keni dështuar”, ka thënë tutje ai.

TË NGJAJSHME

PO, PO, ‘Kafeneja Jonë’ e kishin parashikuar edhe taksën për Prishtinën, ky ishte propozimi i ‘Orhanit’

mergata.eu

Ndonëse pësoi rënie, Trusti e mbyll vitin me fitime

mergata.eu

Thyhen xhamat e autobusëve në Prishtinë për festën e ‘Halloween’, reagon Shpend Ahmeti

mergata.eu