Mergata News
Lajme

Tahiri i PDK-së kritikon LDK-në dhe VV-në për keqqeverisje në Prishtinë

tahiri-i-pdk-se-kritikon-ldk-ne-dhe-vv-ne-per-keqqeverisje-ne-prishtine

Abelard Tahiri kritikon LDK-në dhe VV-në për keqqeverisje në Prishtinë.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje për keqqeverisje me Komunën e Prishtinës.

Sipas tij, çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim, njofton Klan Kosova.

“Mbi 20 vite keqqeverisje, degradim e mashtrim me qytetin e Prishtinës. Çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti ynë, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim”.

“LDK-ja dhe Vetëvendosja që qeverisën me Prishtinën deri më tani, nuk kanë treguar as kokrrën e pasionit për t’iu dhënë zgjidhje meritore problemeve, për shkak të pasionit të madh për t’ia zënë frymën qytetit me ndërtime e mbi ndërtime. Kësaj epoke të mashtrimit e keq menaxhimit, duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme lokale”.

Abelard Tahiri kritikon LDK-në dhe VV-në për keqqeverisje në Prishtinë

TË NGJAJSHME

Kryediplomati shqiptar: Liberalizimi i vizave për Kosovën është një proces i stërvonuar nga BE

mergata.eu

Rritja e rasteve me koronavirus, kërkohet rikthimi i kontrolleve mjekësore në pikat kufitare

mergata.eu

Mërgimtarët vërshojnë drejt Kosovës, pasi Zvicra hoqi detyrimin për karantinë

mergata.eu