Mergata News
Jetë

Syzet optike zvogëlojnë rrezikun e infektimit me Covid-19, kjo është arsyeja

syzet-optike-zvogelojne-rrezikun-e-infektimit-me-covid-19,-kjo-eshte-arsyeja

Syzet optike zvogëlojnë rrezikun e infektimit me Covid-19.

Në një studimi të bërë nga “The Second Affiliated Hospital of Nanchang University” në Kinë u zbulua se pacientët që mbajnë syze rregullisht janë pesë herë më pak të rrezikuar nga infektimi me koronavirus se të tjerët. Kërkimet po ashtu treguan se vetëm kohët e fundit është zbuluar se sytë prodhojnë ACE-2, duke e bërë syrin objektiv kryesor për virusin.

“Koronavirusi nuk është gjetur vetëm në sipërfaqen e syve, por edhe brenda lotëve, gjë që transferon patogjenin. Kjo mund të shpjegojë pse deri në 12 përqind të pacientëve me Covid-19 kanë ‘manifestime okulare’, siç janë skuqja dhe ënjtja. Prandaj, sytë konsiderohen si një kanal i rëndësishëm për SARS-CoV-2 për të hyrë në trupin e njeriut”, thanë autorët.

Në studimin e botuar në revistën mujore të shëndetit JAMA Ophthalmology, ekipi shqyrtoi 276 pacientë midis 27 Janarit dhe 13 Marsit dhe gjetja kryesore ishte që në përgjithësi pacientët të diagnostikuar me Covid-19 nuk mbanin syze për një periudhë të gjatë kohore, kurse grupi tjetër që mbante syze për më shumë se tetë orë ishte më pak i ndjeshëm ndaj virusit.

Studiuesit supozojnë se syzet “parandalojnë ose dekurajojnë përdoruesit të prekin sytë e tyre, duke shmangur kështu transferimin e virusit nga duart në sy”.

Studimet e reja gjithashtu kanë sjellë më shumë prova se pse punëtorët e kujdesit shëndetësor duhet me patjetër të kenë mbrojtëse për sy, si dhe sqarojnë më gjerësisht ndikimin e masave parandaluese të infektimit, siç janë larja e shpeshtë e duarve dhe shmangia e prekjes së fytyrës së tyre. Megjithatë, Dr. Lisa Maragakis, profesore e asociuar e mjekësisë dhe epidemiologjisë nga Universiteti Johns Hopkins, tha se “nga një perspektivë epidemiologjike, ne duhet të jemi të kujdesshëm për të mos u ndikuar nga një studim i vetëm vëzhgimi, prandaj, njerëzit nuk duhet të vendosin syze nëse nuk ju duhen”.

TË NGJAJSHME

Ndodh edhe kjo, kosovari e qet në shitje helikopterin

mergata.eu

Alarmon NASA, thotë se një asteroid është nisur drejt Tokës

mergata.eu

Kaq kohë mund të mbijetojë COVID-19 tek mishi dhe peshku i ngrirë

mergata.eu