fbpx
Mergata News
Sport

Super Shaqiri, asiston në golin e fitores së Liverpoolit

super-shaqiri,-asiston-ne-golin-e-fitores-se-liverpoolit

Xherdan Shaqiri asiston në golin e fitores së Liverpoolit

Liverpool ka shënuar fitore kundër Ëest Ham.

Xherdan Shaqiri ka qenë krucial në ndeshjen e sotme të Liverpool kundër Ëest Ham. Kosovari ka bërë një asistim në momentet vendimtare për Diogo Jota, që shënoi golin e fitores. Të parët që kaluan në epërsi ishin skuadra londineze e Ëest Ham

Liverpool ka fituar me vështirësi sonte në ndeshjen kundër Ëest Ham që e zhvilloi në Anfield.

Skuadra e Jurgen Klopp vuajti për disa minuta, madje e gjeti vetën në avantazh që në minutën e 10-të ku shënoi Pablo Fornals për epërsinë e parë të mysafirëve.

Liverpool filloi të sulmoi dhe për ta u akordua penallti në minutën e fundit të pjesës së parë.
Për Liverpool nga penalltia do të shënonte lojtari me në formë për sivjet të Reds, Mohamed Salah ku skuadrat do të shkonin në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

Në pjesën e dytë Liverpool ishte më kërkues dhe synonte me doemos golin e barazimit.

Në minutën e 70 Jurgen Klopp do ta inkuadronte në lojë Shaqirin në vend të Jones dhe kjo duket se ishte një taktikë e mirë e strategut gjerman.

Kjo pasi që Shaqiri do të bënte një super asistim për Jotan në minutën e 85-të e ku Jota nuk e pati problem që të shënonte gol.

Kjo fitore e ngrit në vendin e parë Liverpool me 16 pikë duke e lënë një pozitë më poshtë Evertonin që ka një ndeshje më pak të zhvilluar në Premier Ligë.

Ndërkohë, Ëest Ham është në vendin e 13-të me vetëm 8 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara.

TË NGJAJSHME

Çka i tha Gaethje Khabibit kur e pa në dysheme duke qarë?

mergata.eu

Refuzimi për t’iu bashkuar Milanit, Igli Tare tregon për herë të parë çka ndodhi!

mergata.eu

Fitore e vështirë e Inter kundër Genoas

mergata.eu