Mergata News
Lajme

Studentët denoncojnë Isa Mustafën: Qe 4 vjet merr pagë nga UP-ja pa shkuar asnjë ditë

studentet-denoncojne-isa-mustafen:-qe-4-vjet-merr-page-nga-up-ja-pa-shkuar-asnje-dite

Isa Mustafa denoncohet nga studentët: Qe 4 vjet merr pagë nga UP-ja pa shkuar asnjë ditë.

Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë “Organizata Studentore” ka akuzuar liderin e LDK-së Isa Mustafa se prej katër vitesh merr pagë si profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, pa qenë në ligjërata asnjëherë.

Kjo organizatë ka reaguar sot duke kërkuar nga rektori i UP-së, Naser Sahiti që të merr masa ndaj Mustafës.

“Isa Mustafa më shumë se katër vite merr rrogë në Fakultetin Ekonomik pa mbajt asnjë orë mësim”, thuhet në një njoftim për media të kësaj organizate.

Demokracia Studentore kërkon nga rektori aktual i Universitetit të Prishtinës që t’i largoj profesorët të cilët janë të fuqishëm në politikë dhe nuk mbajnë mësim dhe paguhen nga UP-ja, njëri prej tyre është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, i cili është profesorë i rregullt në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ dhe nuk ligjëron më shumë se katër vite!”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Në bazë të një hulumtimi nga organizata Demokracia Studentore, në reagim thuhet se Isa Mustafa merr rrogë më shumë se katër vite prej UP-së, përkatësisht nga Fakulteti Ekonomik pa ligjëruar asnjëherë në universitet. “Andaj ne si organizatë kërkojmë nga rektorati aktual që mos t’i frikësohet politikanëve të fuqishëm dhe t’i liroj nga detyra të gjithë ata profesor me ndikime politike që deri më tani e kanë përdorur autoritetin e tyre dhe janë paguar nga universiteti pa mbajtur asnjë orë mësim. Profesorët të cilët janë me ndikim politik si Isa Mustafa i kanë uzurpuar pozitat e tyre dhe nuk po e lënë universitetin që të zhvillohet” theksohet nga Demokracia Studentore.

TË NGJAJSHME

Gati 17 mijë raste me koronavirus që nga marsi në Kosovë

mergata.eu

Qeveria i dërgon kërkesë Thaçit për hapjen e ambasadës në Izrael

mergata.eu

Nuk do ta besoni cka paralajmëron Zemaj nga dita e vikendit për qytetarët e kosovës

mergata.eu