Mergata News
Lajme

Speciale sot i skadon afati i shqyrtimit të propozim-aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit

speciale-sot-i-skadon-afati-i-shqyrtimit-te-propozim-aktakuzes-ndaj-thacit-dhe-veselit

Gjykatës Speciale sot i skadon afati i shqyrtimit të propozim-aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit.

Prokuroria e Specializuar në Hagë e paraqiti më 24 prill e paraqiti një propozim-aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe disa personave “të tjerë” emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë.

E kjo aktakuzë e pakonfirmuar, nuk u bë publike me rastin e dorëzimit të saj për shqyrtim pranë Dhomave të Specializuara, por 1 muaj më vonë, më 24 qershor, saktësisht 3 ditë përpara se të mbahej takimi Kosovë – Serbi në Uashington ku i pranishëm do të ishte edhe presidenti Thaçi, shkruan lajmi.net.

Sot, janë bërë saktësisht 6 muaj prej ditës kur propozim-aktakuza është dorëzuar në Dhomat e Specializuara dhe kjo ditë përbën afatin ligjor prej kur një propozim-aktakuzë duhet të konfirmohet ose të hidhet poshtë.

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për kr.ime lufte dhe kr.ime kundër njerëzimit, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është konfirmuar apo hedhur poshtë, ndërkohë që afati prej gjashtë muajsh për ta bërë këtë, përfundon sot.

Megjithatë, sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave të këtyre Dhomave, një gjyqtar, në rrethana të jashtëzakonshme – nëse një prokuror i specializuar paraqet arsye të vlefshme përpara se të konfirmohet aktakuza – mund të lëshojë urdhër të përkohshëm për moszbulimin e aktakuzës para publikut, “për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit, ose për të parandaluar ndonjë ndërhyrje tjetër në procedurë, ose trazirat shoqërore”.

Kështu ka deklaruar edhe avokati i akredituar në Hagë, Taulant Hodaj për Klanin. Ai ka thënë se edhe nëse nuk konfirmohet një aktakuzë mund të informohet klienti dhe publiku.

“Mund të bëhet se në parim aktakuza duhet të bëhet publike brenda afatit gjashtëmujor, prej momentit të ngritjes së aktakuzës, por kjo s’do të thotë që gjithsesi duhet të bëhet sepse ka përjashtime se kur mendohet p.sh se ekziston rreziku i ikjes, etj, atëherë nuk bëhet publike nëse është ngritur aktakuza. Mund të bëhet publike edhe deri nesër, por nëse e shohim praktikën e aktakuzës së parë që është bërë publike, ajo e Mustafës, e cila është konfirmuar në qershor e është bërë publike në shtator, gjasat janë që kjo të bëhet publike me vonë, por mundet edhe nesër. Ekziston mundësia që pasi të ngritet një aktakuzë, ajo mund të ndodhë që të konfirmohet, të mos konfirmohet ose të dërgohet për përmirësim, ne nuk e dimë këtë, nuk na është thënë sepse kjo trajtohet në mënyrë konfidenciale. Nëse nuk konfirmohet, edhe për këtë do të informohet edhe klienti edhe publiku”.

Propozim-aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit, e publikuar në mënyrë misterioze është rast i paprecedent në praktikën juridike, madje nuk ka as terminologji të saktë të përkufizimit se si mund të quhet një aktakuzë e pakonfirmuar e që bëhet publike.

Megjithatë, presidenti Thaçi (pas publikimit të propozim-aktakuzës) dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli (përpara publikimit të propozim-aktakuzës) janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Në anën tjetër, sot kur kalon edhe afati ligjor për konfirmimin ose hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj tyre – nga Gjykata Speciale nuk ka asnjë informacion se çfarë pritet të ndodh, ani pse e njëjta kishte vendosur që ta bënte publike një propozim-aktakuzë të pakonfirmuar 5 muaj më parë në kushte të paqarta juridike – ku u konkludua edhe shkelja e rregullave të brendshme nga vet Gjykata.

TË NGJAJSHME

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Për Asociacionin është rënë dakord, duhet të realizohet

mergata.eu

Cartet” Rexhep Qosja, e nxjerr “marrëveshjen” kur Ibrahim Rugova nënshkroi me Milan Millutinoviqin

mergata.eu

Ministrja Haradinaj-Stublla: Lajçak dëshiron të kthejë idenë e korrigjimit të kufijve

mergata.eu