Mergata News
Opinione

Spanja teston disa lojtarë të rinj, shënon fitore kundër Zvicrës

spanja-teston-disa-lojtare-te-rinj,-shenon-fitore-kunder-zvicres

Spanja ka shënuar fitore ndaj Zvicrës.

Selektori i Spanjës, Luis Enrique, ka testuar sot disa lojtarë të rinj në formacionin e Spanjës, duke marrë edhe një fitore minimale kundër Zvicrës.

Ndeshja e zhvilluar në Madrid u vendos me golin e hershëm të pjesës së parë.

Ishte Oyarzabal ai i cili në minutën e 14’ arriti të gjente rrjetën e kombëtares helvetike.

Kjo fitore ishte me rëndësi të madhe për Spanjën, pasi ata tashmë marrin kryesimin e grupit, me shtatë pikë të tubuara në tri ndeshje, dy pikë më shumë sesa Gjermania.

Zvicra mbetet në pozitën e fundit në grup, me vetëm një pik, dy më pak sesa Ukraina në pozitën e tretë.

TË NGJAJSHME

Bie vdekshëmria nga koronavirusi

mergata.eu

Këta do të jenë gjyqtarët e ndeshjes Kosovë – Slloveni

mergata.eu

Futbollisti i kombëtares sllovene: Kosova ekip i ri, por me kualitet të lartë

mergata.eu