Është bërë e ditur se sot pritet t’u jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve deçanas që u goditën për vdekje nga treni në një qytet të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, njëri nga familjarët e viktimave, ka njoftuar se trupat e pajetë të 13 vjeçarit dhe 17 vjeçarit mbrëmë janë nisur për në Kosovë, ndërsa varrimi do të bëhet gjatë ditës së sotme.
“Sonte janë nisur nga Gjermania kufomat e tyre dhe do të mbërrin në Kosovë. Në varrim pritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve”, ka thënë ai.
I njëjti ka dhënë detaje se bashkë me viktimat ishte edhe vëllai i tyre 14 vjeçari, i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik që tronditi vendin.
Ndryshe, detaje se si ka ndodhur rasti ka dhënë edhe Policia e Gjermanisë.
“Ngjarja ka ndodhur në orën 7:30 të mëngjesit. Fëmijët kanë kaluar shiritin i cili ishte i vendosur në mënyrë që të kapin një tren, por një tjetër i cili ishte në anën e kundërt, ka ardhur dhe i ka shkelur. Me rastin tani po merret Policia”, tha oficeri i Policisë që është në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.
Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, panë aksidentin fatal.
The post Sot pritet t’u jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve deçanas appeared first on Albinfo.